2 të rinj janë prangosur nga policia e Korçës pasi në makinën me të cilën udhëtonte njëri prej tyre është gjetur 1 kg kanabis. Policia njofton se ka zhvilluar operacionin e koduar "Holiday ka sekuestruar edhe një grirëse metalike për lëndë narkotike.
"M. Ll., 29 vjeç, është lokalizuar teksa lëvizje me automjetin tip "Fiat", në afërsi të fshatit Bulgarec, gjatë kontrollit të të cilit, në pjesën e brendshme të kofanos, u gjet 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ai është prangosur në flagrancë.
Ndërkohë që pas hetimeve ka rezultuar se bashkëpunëtor i dyshuar në këtë veprimtari kriminale ishte edhe K. D, i cili kryente kontrollin e rrugës me mjetin tip "Smart". Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një grirëse metalike për lëndë narkotike.
"Po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari", njoftojnë uniformat blu.