1 Maji me protesta! Peshkatarët në Durrës kërkojnë naftën pa akcizë! Tregtarët e rrobave të përdorura: Duam pagë lufte, po jetojmë me borxhe

Në ditën e 1 Majit janë zhvilluar disa protesta sporadike në Vlorë dhe Durrës.

Korrespondentët e Report TV na sjellin shqetësimet e naftëtarëve, tregtarëve dhe peshkatarëve për pagat, çmimin e naftës. Protesta ka pasur në Durrës, ku peshkatarët.  Të mbledhur tek portit të peshkimit ata kërkuan të furnizohen me naftë pa akcizë. Sipas tyre, vitin e kaluar nafta ishte me çmim më të lirë sivjet është rritur. Aktualisht e blejnë me 80 lek/litër.

Ndërkohë, edhe tregtarët e rrobave të përdorura kanë protestuar ditën e sotme para bashkisë së Durrësit. Ata thonë se kanë që nga 11 marsi tregu është mbyllur dhe kanë mbetur pa të ardhura.

Ky 1 Maj është shoqëruar me protesta edhe në Vlorë. Punonjësit e impiantit të bitumit të lëngshem në Vlorë kanë protestuar sot para rafinerise së naftës në plazhin e vjeter. Ata rezultojnë të kenë ndërprerë marrëdhënien  me kompaninë qysh në 2017-tën dhe  prej tre vitesh janë papunë. Punëtorët thonë se kanë kërkuar zgjidhje në rrugë gjyqësore por procesi është  shtyrë nga mosparaqitja e përfaqësuesve të kompanisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:55
Prej 3 vitesh pa punë, protestojnë punonjësit e bitumit në Vlorë: Duam 58 pagat e prapambetura

Pas 300 punonjësve të një fasonerie, kanë protestuar 25 punonjës të rafinerisë së Bitumit të lëngshëm pjesë e rafinerisë së naftës ARMO.  Ata kërkojnë 58 paga të prapambetura. Punonjësit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë. Ata rezultojnë ta kenë ndërprerë marrëdhënien  me kompaninë qysh në 2017-tën, prej tre vitesh të papunë kjo kategori punëtorësh nuk trajtohet as me pagën e luftës. 

Punëtorët thonë se kërkojnë një zgjidhje pasi kanë kërkuar zgjidhje të problemit në rrugë gjyqësore por procesi është  shtyrë për mosparaqitje të përfaqësuesve të kompanisë. Punëtorët e rafinerisë së naftës dhe Bitumit në Vlorë,  janë shkurtuar nga puna  pas ndërrimit të kompanisë menaxhuese të ARMO-s vite 
më parë.
 

Ora 13:01
Tregtarët e rrobave të përdorura protestë në Durrës: Qeveria na ndaloi, tani të na japë pagën e luftës, po ushqehemi me borxh

Tregtarët e rrobave të përdorura kanë protestuar ditën e sotme para bashkisë së Durrësit. Ata kërkojnë që të përfshihen në skemën e pagës së luftës. Tregtarët shprehen se kanë që nga 11 marsi që janë bllokuar dhe janë pa të ardhura. Ata ankohen se po ndjejnë problemet financiare në familjet e tyre. 

"Jemi njerëzit më të varfër, me atë që sheshim sot, hamë sot, ne kërkojmë që të na jepet një pagë lufte. Kemi që prej 11 marsit që na ka ndaluar qeveria. Na thonë se do të presim, për lekët asgjë. Ne në fakt nuk paguajmë tatim taksa, trajtohemi si ambulantë" tha njëri prej tyre.

Ora 10:40
Peshkatarët e Durrësit në protestë: Të furnizohemi me naftë pa akcizë, çmimi është i papërballueshëm

DURRËS- Peshkatarët e Durrësit kanë dalë në protestë pasi kërkojnë të furnizohen me naftë pa akcizë, pasi sipas tyre çmimi është i papërballueshëm, në një kohë kur puna e tyre është bllokuar për mbylljes së bizneseve si pasojë e COVID-19.

Sipas tregtarëve çmimi naftës është i shtrenjtë dhe me shitjen e peshkut nuk fitojmë asgjë.

Ato i kërkojnë ministrisë që të ndërhyjë pasi blejnë 80 lekë/ litër çmimin e naftës, ndërkohë që vjet në këtë periudhë e kanë blerë më lirë.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen