"1 Maji" pritet me protesta në botë
 në Turqi vritet një protestues

 në Turqi vritet një protestues">
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve është pritur me protesta në disa vende të botës. Përfaqësues të sindikatave, punëtorë dhe studentë kanë mbushur sheshet e qyteteve kryesore në Gjermani, Itali, Francë apo dhe Turqi.
 
Madje në Turqi, gjatë protestave është regjistruar edhe një i vdekur.  
 
Gjatë përleshjes me policinë në sheshin Taksim të Stambollit, një protestues mbeti i vdekur.
 
1 maji

Ai u godit nga një prej automjeteve që hidhte ujë me presion për të shpërndarë protestuesit.
 
Policia përdori gazin lotsjellës dhe ujin me presion për të shpërndarë protestuesit, por nuk munguan as plumbat e gomave.
 
Protestuesit mbanin në dorë pankarta për kushtet e vështira në punë, pagat e ulëta, trajtim të pabarabartë etj.  
 
Protesta të dhunshme janë regjistruar edhe në Francë.
 
protesta

Në Paris, protestës së sindikatave iu bashkuan edhe studentët, të cilët kundërshtuan reformën e punës të propozuar nga qeveria franceze.   
 
Protesta ka patur edhe në Gjermani, ku mijëra aktivistë të majtë marshuan në rrugët e Hamburgut duke krijuar një situatë të tensionuar.
 
Për shkak të dhunës, policia u detyrua që të shoqëronte dhjetëra protestues, por nuk bëri publik numrin e saktë të tyre.
 
Në Itali, sindikatat e punëtorëve dhe pensionistët zbritën për paradën e 1 majit në qytete si Torino, Milano dhe Genova.

protesta

Më e tensionuar situata u paraqit në Milano, aty ku protestuesit u përleshën edhe me forcat e policisë. Protestuesit dominoheshin nga anëtarë të Partisë Komuniste të cilët mbanin në duar pankarta me mbi shkrime se "Puna është dinjitet" apo dhe se "Vetëm në komunizëm ka zhvillim të vërtetë". 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur