1 maji - Protesta në gjithë botën

1 maji - Protesta në gjithë botën
Dita e 1 majit pritet me marshime proteste në të gjithë botën, veçanërisht në Europë ku protestohet ndaj masave shtrënguese që prekin shpenzimet publike dhe masat mbojtëse ndaj puntorëve.

Në Greqi pritet një ditë me greva e protesta, ndërsa kriza vazhdon të jetë e gjithëpranishme. Trazirat me rastin e 1 majit janë tashmë një traditë në Greqi, por analistët thonë se duke qenë se të dielën zhvillohen zgjedhjet, protestat pritet të jenë më të qeta.

Në Spanjë kanë nisur marshime të mëdha të sindikatave, ndërsa në Portugali protestat priten të nisin në orët e pasdites. Në Itali gjithashtu priten marshime të mëdha të sindikatave.

Në Francë, fushata ndërthuret edhe në marshimet e sotme. Sarkozy do të kryesojë një tubim sheshin Trokadero që e ka quajtur mitingu i ‘punës reale’, duke marrë menjëherë ironinë e Holland që e etiketoi ‘mitingu i papunësisë reale’. Tubimi më i pritur është ai i Frontit Nacional që do kryesohet nga Mariane Le pen e cila pritet të japë edhe udhëzimet e saj se si duhet të votojnë të dielën pasuesit e saj.

Në SHBA, lëvizja e protestës Occupy ka bërë thirrje për protestë mbarëglobale.

Marshimet e një majit nisën në orët e para të ditës me vendet e Azisë (ku dita nis më parë se te ne), në Filipine, Indonezi, Hong-Kong etj.
(Në foto protesta në Stamboll)
(Në përditësim)

14.00 Përleshje në manifestimin e Torinos

Një grup manifestuesish që i përkasin qendrave sociale ka nisur përleshjet me policinë në Torino. Pjesëmarrja e kryebashkiakut Fassino është kontestuar nga protestuesit. Gjatë përplasjeve është hedhur edhe një bombë shurdhuese.

12.18 Mijëra njerëz protestojnë në Athinë

Disa mijëra njerëz, kryesisht komunistë, u mblodhën në Athinë në sheshin Syntagma për marshimin e 1 majit. Protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të Greqisë. Marshimet e sotme zhvillohen 5 ditë para zgjedhjeve të së dielës.

12.00 Dhjetëra mijëra sindikalistë në Stamboll

Mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin Taksim në Stamboll, të thirrur nga sindikatat dhe organizata të ndryshme. Dita e sotme shënon 35 vjetorin e masakrës së vitit 1977, kur njerëz të së djathtës ekstreme dhe të shërbimeve sekrete qëlluan mbi protestuesit në 1 maj dhe vranë 36 persona e palgosën mbi 100 të tjerë.

11.30 Putin në shesh me sindikatat

Presidenti Vladimir Putin dhe ish-presidenti Medvedev drejtojnë marshimin e organizuar nga sindikatat dhe partia Rusia e Bashkuar, në qendër të Moskës. Sipas policisë marshimi ka mbledhur 120 mijë njerëz.


(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme