TIRANE- Sasia më e madhe e eksplozivit C4 është bllokuar nga Policia e Tiranës pas hetimit të nisur nga Komisariati numër 2 i Policisë së Tiranës për një plagosje. Këta kanë zbuluar bazën e shitjes së eksplozivëve në Tiranë. Katër persona, Ilir Dhimo, 36 vjeç dhe Pëllumb Daci, 46 vjeç me origjinë nga Kruja dhe Emild Taku, 27 vjeç dhe Artur Çelo, 40 vjeç nga Tirana janë arrestuar ndërsa policia ka sekuestruar një arsenal me eksplozivë dhe municione. Dhimo sipas policisë është personi që siguronte eksplozivët dhe municionet, ndërsa Daci, Taku dhe Çelo ishin sekserët për gjetjen e të interesuarve për blerje.
Një kilogramë C4 grupi e shiste për 1000 euro. Ata i shisnin në pjesë dhe vetë grupet kriminale kryenin montimin e bombave pas blerjes. Policia ka ndërhyrë në një moment shitblerjeje, ndërse është ende e paqartë sesi kanë mundur të largohen blerësit. Në rrugën Sadik Petrela, Ilir Dhimo ishte me një motor papaq, Daci me automjetin tip Audi, ndërsa Çelo me biçikletë në pritje të blerësve me 10 kilogramë C4 me vete për shitje. Të katër ishin shpërndarë për të parë edhe nëse kishte oficerë policie apo për të shmangur çdo mundësi që të binin në sy. Por duket se nuk ja kanë dalë.
Ka qenë një koordinim i saktë i hetimit të krimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës mes informacionit të Komisariatit numër 2 dhe skuadrës së operacioneve speciale për kapjen e 4 pjesëtarëve të grupit.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com