Me mijëra vetë janë ngjitur në Malet Shkëmborë në Shtetet e Bashkuara përgjatë dekadës së fundit, në kërkim të një sënduku me ar, rubinë, smeralde dhe diamante.
Por pas vitesh përpjekjesh, thesari i shumëkërkuar është gjetur.
Forrest Fenn, njeriu që kishte krijuar gjuetinë e thesarit, u shpreh se sënduku ishte fshehur në një pyll dhe nuk kishte lëvizur asnjë centimetër nga vendi ku e kishte lënë 10 vite më parë.
89-vjeçari, koleksionist artefaktesh antike, shtoi se nuk e dinte kush e kishte gjetur, por zbuloi se një poeme e botuar në një libër të tij e kishte dërguar zbuluesin drejt e te thesari.
Fenn shtoi se njeriu që e gjeti sëndukun, i cili vlen mbi 1 milion dollarë, nuk donte të identifikohej, por kishte konfirmuar gjetjen duke i dërguar fotografi të gurëve të çmuar. Ai tha se kishte fshehur thesarin në pyll në një përpjekje për të rigjallëruar zonë duke frymëzuar njerëzit të vizitonin Malet Shkëmborë.
Të dhënat për të gjetur vendndodhjen e thesarit ishin publikuar, mes të tjerash në një poemë me 24 rreshta në autobiografinë e Fenn, në vitin 2010. Sipas tij, rreth 350 mijë njerëz nga e gjithë bota shkuan atje për të kërkuar thesarin, disa prej tyre madje lanë edhe punët për t’iu përkushtuar me kohë të plotë gjetjes së tij.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
57.4%
-
Jo
39%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 12590
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I dërguari i Trump për Lindjen e Mesme: Presim që armëpushimi Izrael-Hamas të vazhdojë
23 Shkurt, 17:47
-
Nesër shënohet 3-vjetori i luftës në Ukrainë/ Zelensky: Jam i gatshëm të jap dorëheqjen nëse vendi im anëtarësohet në NATO! Britania do të shpallë sanksione të reja kundër Rusisë
23 Shkurt, 16:36
-
SHBA e shqetësuar me Kurtin: Veprimet e pa bashkërenduara në veri të Kosovës, mund të krijojnë pasoja negative në marrëdhëniet dypalëshe
23 Shkurt, 11:08
-
Kërcënimi nga Elon Musk, punonjësve federalë u kërkohet performanca ose dorëheqje
23 Shkurt, 09:52
-
Spartak Ngjela: Sulmi dashakeq i Saliut ndaj 'New York Times', një turp historik!
22 Shkurt, 21:48
-
Elmi Berisha: Qeveria e re e Kosovës të jetë ‘shumë më e kujdesshme’ në marrëdhëniet me Uashingtonin
22 Shkurt, 21:39
-
Rusia: Kemi filluar përgatitjet për një takim mes Trump dhe Putin
22 Shkurt, 17:48
-
Lufta/ Media: Zelensky nuk do të nënshkruajë marrëveshjen për tokat me mineralet e rralla! SHBA, mund t’ia ndalojë qasjen në ‘Starlink’ Ukrainës
22 Shkurt, 15:38
-
Rama bisedë telefonike me Zelenskyn! Presidenti ukrainas: Çdo diskutim për Ukrainën me pjesëmarrjen tonë, edhe BE të jetë pjesë e negociatave për paqen
22 Shkurt, 13:02
-
SHBA/ Agravon debati mes Trump dhe guvernatores së Maine për atletët transgjinorë: Shihemi në gjykatë
22 Shkurt, 10:41
-
Pa SHBA-në, Europa ka nevojë për 300.000 ushtarë shtesë
22 Shkurt, 10:32
-
Pse e urren Trump, Zelenskyn dhe kush është gjenerali që mund ta zëvendësojë?
22 Shkurt, 10:13