1 mld lekë pasuri, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Xhezair Zaganjorit
Xhezair Zaganjori përpara KPK
Komisioneri Publik ankimon vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Ankimimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese i Komisioneri Publik u bë pasi shqyrtoi vendimin e Komisiont të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim.
Komisioneri Publik vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, Xhezair Zaganjori, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.
Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr.46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rikonfirmoi në detyrë në korrik të këtij viti kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Në seancën dëgjimore të zhvilluar në 20 korrik, vetë kryegjyqtari dha sqarime në lidhje me gjetjet që Komisioni i kishte konstatuar gjatë kontrollit të pasurive të tij. Sipas KPK-së, në deklarimet e bëra nga kreu i Gjykatës së Lartë kishte pasaktësi si dhe kishte shmangie të detyrimeve tatimore. Gjetjet e Komisionit u kundërshtuan nga kreu i Gjykatës së Lartë, i cili paraqiti prova shtesë në lidhje me të ardhurat e tij ndër vite, të cilët nuk ishin pasqyruar në deklaratën Vetting.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68.3%
-
Të gabuar
21.6%
-
Nuk kam mendim
10.2%
Vota total: 709
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak
15 Janar, 14:48
-
Gjykata Kushtetuese/ 13 kandidatë në garë, për postin që lë Holta Zaçajt! Mes tyre anëtarë të organeve të vetingut që u mbaroi mandati në dhjetor (EMRAT)
13 Janar, 14:16
-
Apeli e dënoi me 2.8 vite burg, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj nga arratia dërgon rekurs në Gjykatën e Lartë
7 Janar, 09:51
-
Kosovë, gjykata urdhëron KQZ të regjistrojë listën serbe
1 Janar, 12:23
-
Sokol Sadushi flet për mandatin e Holta Zaçajt: Nëse s'do kishim shpallur vakancën, do ishim në shkelje të ligjit
30 Dhjetor 2024, 16:22
-
Gjykata e Lartë më 2024, Sadushi: Kemi ulur me 50% stokun e dosjeve, këtë vit u dhanë 7639 vendime! Mbi 74% e rekurseve dështuan, 449 çështje për gjyqtar
30 Dhjetor 2024, 15:49
-
'Bie' Holta Zaçaj, kolegët në Kushtetuese votojnë që mandati t'i përfundojë më 10 mars 2025
23 Dhjetor 2024, 16:04
-
Ish-gjyqtarja Fetahu i kërkon nga qelia Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në shtëpi’ të vendosur ndaj saj në gusht
21 Dhjetor 2024, 17:27
-
‘Lazarati’/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5 anëtarët e grupit të zjarrit! Dosja në dorë të GJKKO
21 Dhjetor 2024, 10:45
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor 2024, 15:05
-
Seanca për mbarimin e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj shtyhet për 23 dhjetor
17 Dhjetor 2024, 16:18
-
Përplasja për mandatin e Zaçajt, Logu në Report Tv: Ka prapavijë politike, grusht shteti! Kara: E nxitur nga Berisha! Avokati: PS-PD janë bërë bashkë
13 Dhjetor 2024, 18:30
Gjynah...qe nuk e beme edhe President ...me duket ishte kandidat i PD.
PërgjigjuZaganjori është i saktë. 40 vjet në shërbimin civil, gjithashtu ambasador në Gjermani kështu që nuk është shumë pasuri. Edhe më keq sot janë gjyqtarë, prokurorë, sidomos ambasadorët ndërkombëtarë dhe kriminelët e Georg Soros, si sekretari i sekretarit të shtetit, ose Agnes Bernhard, Fondacioni gjerman IRZ është një ndërtim mafioz i korruptuar.
Urgjentisht duhet te ishte larguar dhe ti konfiskohet pasurija.
PërgjigjuKy plere jo vetem qe duhet shkarkuar por duhet burgosur se eshte hajdut dhe kriminel.
PërgjigjuGalloshja e vjeter duhet hequr miljarderi nuk justifikon pasurine
PërgjigjuSa me shpejt te shkarkohet I ben mire drejtesise
PërgjigjuLereni Zaganjorin se ai deri diku i justifikon nga gruaja e tij por shikoni me kujdes ILIR MUSTAFAJ se ai eshte nje i super korruptuar.Ai per lek i ben te gjitha,e ben te bardhen te zeze.Ka marre vendime ne kundershtim te plote me ligjin vetem sepse ka marre para nga pala qe nuk kishte te drejte.
Përgjigju