Policia greke ka vënë në pranga 5 shqiptarë gjatë një superoperacioni të zhvilluar në Athinë. Shqiptarët e arrestuar janë të moshave nga 28 deri në 53 vjeç.

Mediat greke raportojnë se ata ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonte heroinë nga Irani drejt Ballkanit.

Gjatë operacionit u sekuestruan  44.5 kg heroinë në vlerën e 1 milion eurove.

Pas kontrolleve të ushtruara policia greke sekuestroi edhe 818 kg kanabis dhe 7.5 kg kokainë. Grupi mbahej prej kohësh nën vëzhgimin e autoriteteve vendase.