1 orë e 30 minuta për pak metra, paralizohet trafiku në hyrje të Tiranës! Policia gati nuk duket askund dhe semaforë që shtojnë kaosin (VIDEO)

Më shumë se 1 ore e 30 minuta për të bërë disa metra. Kjo është situata anormale për të gjithë qytetarët fatkeq që paraditen e sotme i ka rënë rruga tek hyrja e Tiranës nga ana e Durrësit, në sheshin "Shqiponja". Gjithçka thuajse është e paralizuar. Fluksi i mjeteve që hyjnë në kryeqytet nga ka krijuar një trafik të rënduar paraditen e sotme dhe situata është vërtet shqetësuese dhe shumë sfiduese për qytetarët.

Siç shihet edhe nga pamjet vargu i automjeteve është kilometrik. Edhe pse situata është jashtë çdo lloj normaliteti vihet re që forcat e policisë duken shumë pak dhe thuajse nuk rregullojnë asgjë. Nuk mjafton vetëm kjo por edhe semaforët janë të pasinkronizuar duke shkaktuar kaos edhe më shumë.

Kujtojmë se vijojnë punimet për ndërtimin e mbikalimit tek sheshi ‘Shqiponja’, ndërkohë që shumë shpejt pritet që të hapet tunelin nr.3, i cili pritet të lehtësojë trafikun në atë zonë.

 

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë