Deklarata që mund të interpretohen si ndërhyrje politike ne vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
/Shqiptarja.com
Një gjë të tillë e ka thënë sot në Bruksel zëdhënësja e Komisonit Evropian, Catherine Ray, duke komentuar deklaratën më të fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka sugjeruar së fundmi se Shqipëria dhe Kosova të mund të kenë në të ardhmen një kryetar Shteti të përbashkët.
“Bashkimi Evropian pret që, në të gjithë rajonin – ka shtuar zëdhënësja – të vazhdohet të ndërtohen marrëdhënie konstruktive dhe bashkëpunuese, dhe që fokusi të jetë te intensifikimi i punës te programet përkatëse të reformave për të çuar përpara integrimin në BE” .
s.k/Shqiptarja.com












