1 prilli, Basha: Dita e budallenjve
nuk jemi tërhequr nga kushtet 

1 prilli, Basha: Dita e budallenjve<br />nuk jemi tërhequr nga kushtet 
Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka ironizuar 1 prillin, e njohur si dita e paktit Rama-Meta, duke e quajtur atë dita e budallenjve.

Nga çadra e protestës së opozitës në Bulevard, Basha akuzoi krerët e mazhorancës se janë talluar dhe i kanë trajtuar shqiptarët si budallenj duke iu marrë votat në 2013-ën dhe më pas braktisën premtimet.  

Gjatë fjalimit të tij, kreu i PD nuk përmendi për asnjë momentin emrin e kryetarit të LSI, Ilir Meta, ndërsa sqaroi se opozita nuk është tërhequr nga kushti i saj për qeveri teknike. 

"Dita e budallenjve. Dita kur përgatiteshin gënjeshtrat e mëdha, bashkautorët kanë qeshur, apo nënqeshur, se jo vetëm ka qenë dita e gënjeshtrave por dhe dita për t'i trajtuar shqiptarët si budallenj për t'u marrë votat dhe të bësh ça të duash me ta.
 
Shqiptarët janë këtu në këtë shesh me trup, me mendje, me shpirt. Dhe ne kemi një mesazh për Ramën dhe koalicionin e 1 prillit, budalla është ai që pranon të trajtohet si budalla dhe shqiptarët kanë vendosur të mos trajtohen më kurrë si të tillë nga një bandë hajdutësh e bërë njësh me krimin e organizuar.
 
Do çmontojmë nga rrënjët koalicionin e 1 prillit, trajtimin e popullit si budalla nga një grusht pushtetarësh të inkriminuar deri në palcë. Vendimi është marrë dhe sot i shkon për shtat t'i themi se në këtë 1 prill i kemi pas kësaj fasade që kujtojnë akoma se kjo mund të zgjidhet me pazare, lobime, paratë e narkomafies shqiptare",
u shpreh Basha duke akuzuar mediat se kanë raportuar të pavërteta sa i takon tërheqjes së PD nga kushti për qeveri teknike.

Ai tha se PD do t'i qëndrojë këtij kushti, ndërsa përsëriti njësoj si një ditë më parë, se nuk do pranojë zgjidhje fasadë.  

"Mediat e 1 prillit, mediat mashtruese të 1 prillit, s'e kemi fjalën për gazetarët, as operatorët, por e kemi fjalën për ata anëtarë të koorporatës, të një çete hajdutësh dhe kriminelësh që kanë futur duart në një sahan, përfitueist e miliona eurove nga taksat e qytetarët.
 
T'u themi mediave të 1 prillit se asgjë nuk ka ndryshuar nga kushtet që i kemi vendiosur kësaj qeverie prej datës 18 shkurt,. Nuk ka asnjë kusht të ri, nuk ka asnjë tërheqje nga kushtet që shqiptarët shpallën nga ky shesh. Me mbështetje të gjerë politike që do të realizojë ligjin për dekriminalizimin. 

Zgjedhje e lira dhe të ndershme kanë nevojë për qeveri teknike. Këto janë të vërtetat që kemi shpallur çdo ditë, për t'i thënë koalicionit të 1 prillit, gënjeshtarëve, mashtruesve se budallenjtë jeni ju, prandaj i vini gishtin kokës se nuk ka kthim pas, nuk ka zgjidhje fasadë, nuk ka zgjidhje pazar, zgjidhja e vetme është qeveria që do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme", u shpreh Basha. 


  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve