1 ton heroinë e bllokuar në Greqi,
vetëdorëzohet një shqipta

1 ton heroinë e bllokuar në Greqi,<br />vetëdorëzohet një shqipta
Një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i njohur, është vetëdorëzuar tek autoritete greke të policisë, duke pohuar se ka qenë pjesë e grupit të personave të arrestuar nga Departamenti i Antidrogës, të cilëve iu gjet dhe konfiskua dy ditë më parë sasia e madhe e drogës prej gati 1.3 ton heroinë, në disa zona të Atikës.
 
Pas një kontrolli në një prej vilave të lagjes Filothei të Athinës në një depo në Koropi tre ditë më parë është zbuluar 1 ton e 130 kg heroinë.

Në operacion merrnin pjesë specialistë të ekipeve të misioneve speciale, grupi operacional i Departamentit të Antidrogës, ekspertë të krimit ekonomik në Policinë Greke, si dhe agjentë të Agjencisë Amerikane të Antidrogës, DEA.  Drogës ishte e fshehur në thasë ambalazhi të pluhurit të mermerit dhe me këtë mënyrë realizohej transporti i saj në brendësi të Greqisë dhe jashtë saj.

Në pranga kanë përfunduar 11 persona, 6 grekë, mes të cilëve një 15-vjeçar dhe 5 të huaj, të gjithë turq. Midis të arrestuarve ndodhet gjithashtu vajza e një tregtari diamantësh, i cili është edhe pronari i vilës ku u gjet lënda narkotike.

Gjithësej u gjenden 443 pako plastike me heroinë dhe një sasi e vogël kokaine. Janë konfiskuar gjithashtu 6 makina luksoze me të cilat kryhej transporti i lëndëve narkotike. Organet greke po vijojnë hetimet përkatëse, ndërsa të arrestuarit do të dërgohen tek prokurori i Pireut.
   
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë