KOSOVË- Situata epidemiologjike në Kosovë ka pësuar një rritje të ndjeshme prej katër ditësh. Në 24 orët e fundit si rezultat i 2.941 testimeve 70 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ndërsa është regjistruar 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orë.
Instituti i Shëndetësisë Publike bën e dije se 8 qytetarë janë shëruar nga virusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 105.641 persona kanë arritur ta fitojnë luftën me koronavirusin.
Numri total i infektimeve ka shkuar 108.273, ndërkohë që ai i viktimave është 2.266 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë. Ndërkaq, numri i rasteve aktive në vend është rritur ndjeshëm, ku përkatësisht në të gjithë vendin numërohen 336 qytetarë me koronavirus.

Në lidhje me numrin e qytetarëve që janë vaksinuar kundër COVID-19, IKSHKP bën me dije se 12.832 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në muajin mars, 413.078 persona janë vaksinuar gjithsej, ku prej tyre 137.445 i kanë marrë të dyja dozat.
Komente

