1 vit nga 'Charlie Hebdo', përkujtohen
viktimat me këngë e vargje të Hygosë

1 vit nga 'Charlie Hebdo', përkujtohen<br />viktimat me këngë e vargje të Hygosë
Francezët kanë kujtuar sërish viktimat e sulmeve terroriste në revistën satirike "Charlie Hebdo" dhe në një supermarket hebre, të ndodhura një vit më parë.

Presidenti francez Fransua Hollande vendosi një kurorë në sheshin e Republikës në kryeqytetin francez, i shndërruar ne simbol te solidaritetit.
 
Të gjithë të pranishmit në këtë ceremoni mbajtën një minutë heshtje në nder të 17 viktimave të dy sulmeve. 

I shoqëruar nga kryebashkiakja e Parisit, An Hidalgo, shefi i Elisezë zbuloi një pllakatë në nderim te viktimave te janarit, por edhe te sulmeve te nëntorit.

charlie hebdo

Këngëtari francez Xhoni Hollidei këndoi për të pranishmit këngën “Një e diel janari”, duke kujtuar marshimin e 1,6 milionë njerëzve në Paris pas masakrave të vitit të kaluar. Gjatë ceremonisë u recituan edhe pjesë te shkrimtarit Viktor Hygo.

Franca është ende nën një gjendje të jashtëzakonshme pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris, në të cilën persona të armatosur të lidhura me Shtetin Islamik vranë 130 njerëz. 

Ndërkohë xhamitë në kryeqytetin francez kanë hapur dyert edhe për besimtarët jo myslimanë, në përpjekje për të kapërcyer paragjykimet kundër Islamit.

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët