1 vit nga sulmet terroriste në
Belgjikë, frikë se mos rikthehen

1 vit nga sulmet terroriste në<br />Belgjikë, frikë se mos rikthehen
Një vit më parë zemra e Evropës, Belgjika u përjetoi tmerrin e sulmeve terroriste. Dy bomba shpërthyen në aeroportin e Brukselit dhe një në stacionin e metrosë Maelbeek.
 
Të paktën 32 njerëz mbetën të vrarë dhe rreth 300 të tjerë mbetën të plagosur. Vendi dhe e gjithë Evropa u gjunjëzua para terrorit por gjeti kurajën të ngrihej sërish dhe sot 12 muaj më vonë Brukseli përkujton viktimat duke ngritur shumë pikëpyetje për sigurinë.
 
Mbreti Philippe, nën shoqërinë e Mbretëreshës Mathilde dhe kryeministrit Charles Michel, mbajtën një minutë heshtje në Aeroportin e Zaventemit. Ceremoni përkujtimore u zhvilluan edhe në stacionin e metrosë së Maelbeekut.
 
Sikurse të gjitha sulmet që kanë goditur kontinentin e Vjetër, agresorët u identifikuan si ekstremistë islamik me nënshtetësi belge. Sulm i marre përsipër nga shteti islamik.
 
Prej në viti tashmë Belgjika ndodhet në një situatë të lartë emergjence me frikën se sulme të tilla mund të rikthehen sërish, ndërsa ushtarët ndodhen në çdo cep të rrugëve.
 
Kërcënimi është edhe më evident pasi shumë militantë të ISIS të konsideruar luftëtarë të vetmuar po rikthehen nga sulmet në Lindjen e Mesme.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mjeku psikiatër në ‘Klinika 24’: Kujdesuni për shëndetin mendor çdo ditë

Mjeku psikiatër në ‘Klinika 24’: Kujdesuni për shëndetin mendor çdo ditë