1 vit “Non Grata”, hap pas hapi rrugëtimi i Sali Berishës betejë mes DASH dhe Bashës! Lufta e tij për të ‘pastruar figurën’

19 maji i vitit të kaluar, ishte dita kur Sali Berisha, ish president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, mori goditjen më të madhe të karrierës së tij politike. Sekretari Amerikan i shtetit Anthony Blinken, e njoftoi shpalljen e tij “Non Grata” nga departamenti i Shtetit me 4 rreshta në Tuiter.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, thoshte ai.

Një ditë më pas, pa mundur ta fshehë tronditjen, Sali Berisha doli në konferencë për mediat, duke mohuar çdo pretendim të DASH, e duke paralajmëruar padi për Blinken.

Më 9 shtator, Sali Berisha mori goditjen e dytë më të madhe, pikërisht nga ai të cilit i kishte besuar drejtimin e partisë Demokratike, që pas dorëheqjes në vitin 2013, menjëherë pasi kishte humbur zgjedhjet përballë Edi Ramës.

Pikërisht në këtë moment nis beteja e madhe mes Berisha-Basha. Pas vitesh të tëra në hije, Berisha riaktivizohet, me formimin e komisionit të Ritehemelimit të PD-së, e më një sagë foltoresh, ku lajtmotivi ishte një: Përpjekja për t’u mbushur mendjen shqiptarëve se “Non Grata” ishte e pamerituar.

PD e Bashës dhe Rithemelimi i Berishës mbajtën dy kuvende të ndara të partisë, duke miratuar ndryshime në statute e duke mos njohur njëri-tjetrin, betejë që vijon ende sot në Gjykata. Lufta politike vijoi me përpjekjet për të marrë selinë blu me një protestë të dhunshme më 8 janar. Situata u qetësua në dukje, kur gjyqtari pa veting Agron Zhukri regjistroi në Gjykatë statutin e Partisë Demokratike. Berisha nuk vonoi që të zaptonte selinë.

Mes manipulimesh, Rithemelimi mbajti zgjedhjet për kryetarët e degëve dhe një tjetër kuvend më 30 Prill, ku u vendos data për zgjedhjen e kreut të demokratëve. Kanë mbetur vetëm 3 ditë deri në këtë vendimmarrje, ku Sali Berisha ka përballë kandidatin Ibsen Elezi, i cili nuk arrin të mbledhë njerëz as për deklarata e takime të thjeshta. Me marrjen zyrtarisht të Partisë Demokratike, Sali Berisha po synon të pastrojë figurën e tij, edhe pse më 15 tetor 2021, ambasadorja Yuri Kim e bëri të qartë: “Non Grata nuk hiqet”.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja