LIBI - Qytetarët e Libisë kanë festuar mbrëmjen e së shtunës në rrugët e Tripolit një vjetorin e kapjes dhe vrasjes së ish diktatorit të tyre Muammar Gaddafi. Në të njëjtën ditë janë përhapur lajmet se djali i vogël i tij, Khamis ka ndërruar jetë gjithashtu.
"Jam këtu sepse jam shumë i gëzuar. Falenderoj zotin çdo vit, Zoti na dërgoi një dhuratë vitin e kaluar dhe na e mori Gadafin. Këtë vit na hoqi djalin e tij dhe mbetjet e regjimit. Kjo është festa më e madhe", u shpreh një prej qytetarëve që festonte në shesh.
Khamis Gaddafi, komandanti i brigadës Khamis në ushtrinë libiane është deklaruar i vdekur ditën e djeshme pas përplasjeve me armë në Bani Ëalid.
Mediat raportuan në të njëjtën ditë edhe për kapjen e ish zëdhënësit të Gaddafit por një video që qarkullonte në rrjetin Facebook me një mesazh zanor të Moussa Ibrahim mohonte arrestimin. Nuk ka verifikim të pavarur të videos së postuar fiks një vit pas vrasjes së Gadaffit.
(dm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com