1 vit pas tërmetit, 'ekspertët' e PD 1 minutë heshtje! Bëjnë 'bilancin' e qeverisë për rindërtimin: Shumë premtime, pak rezultat! Po përdoret për zgjedhje

Në 1 vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit, PD po zhvillon një komunikim me median, me ekipin që ka ndjekur nga afër procesin e rindërtimit pas kësaj tragjedie.

Në fillim të kësaj konference është mbajtur një minutë heshtje, më pas deputetja Dhurata Çupi ka hedhur akuza ndaj qeverisë, e cila sipas saj ka harxhuar kohën duke zvarritur procedurat, për të përfituar nga fondet e rindërtimit. Sipas tyre PS gjatë këtij viti kanë bërë shumë premtime dhe pak rezultate. Grupi i PD që ka ndjekur procesin e rindërtimit thotë se qeveria po e përdor fatkeqësinë për të vjedhur dhe për zgjedhje.

"Ajo që ka ndodhur gjatë këtij kanë qenë shumë premtime të qeverisë dhe fare pak rezultate. Edi Rama premtoi se shumica e qytetarëve do të kishin shtëpitë e tyre Brenda dhjetorit, pork jo nuk ka ndodhur. Edi Rama është shumë i vonuar, qeveria e tij është shumë e vonuar! Ata e harxhuan kohën duke zvarritur procedurat, në mënyrë që klientët e qeverisë të merrnin copën e tortës nga fondet e rindërtimit. Edi Rama e harxhoi kohën e tij me llogari politike duke shtyrë qëllimisht për në mars, përpara zgjedhjeve ndërtimin e shkollave të reja dhe hyrjen në shtëpi të mbi 11 mijë familjeve të pastreha.  Edi Rama sot nuk ka bilanc për rindërtimin. As ai dhe asnjë nga qeveria nuk janë në gjendje t’i përgjigjen një pyetje fare të thjeshtë: Pse nuk i mbajtën premtimet?

Pandemia nuk është justifikim. Sektori privat nuk e ndërpreu punën për ansjë moment. Kullat në Tiranë janë ngritur, vetëm shkollat e fëmijëve dhe shtëpitë e 11 mijë familjeve nuk janë ndërtuar akoma. Edi Rama e ka shpërdoruar kohën! Ai dhe qeveria e kanë patur në dorë të përfundonin, në most ë gjitha, të paktën pjesën më të madhe të rindërtimit. Edi Rama nuk e ka bërë këtë! Ka preferuar të bëjë politikë me fatkeqësinë e mijëra familjeve, siç bën politikë me pandmeinë, siç ka bërë gjithnjë për interes të pasurimit dhe pushtetit të tij personal!

Për Edi Ramën shqiptaret janë vetëm numra elektoralë. Nuk janë nëna që vuajnë, kur shohin fëmijët në të ftohtin e çadrave, nuk janë baballarë që nuk kanë mundësi të punojnë për fëmijët e tyre, nuk janë as të rinj apo fëmijë që duan të shkojnë në një shkollë të mirë. Ajo që na takon ne dhe ajo që po bëjmë sot në opozitë dhe nesër në qeveri është të luftojmë, me çdo mënyrë për të siguruar që procesi i rindërtimit të shkojë deri në fund dhe që fondet e premtuara për qytetarët të shkojnë të gjitha për nevojat e tyre", tha Çupi.

Të pranishëm në konferencë, Dhurata Çupi, Gent Strazimiri, Orjola Pampuri, Çlirim Gjata, Dorian Teliti, Jorida Tabaku, Luçiano Boçi, Grida Duma dhe Akil Kraja ashtu si përgjatë vitit, sollën edhe sot fakte e dëshmi se si kjo fatkeqësi, siç u shprehën ata, po përdoret nga qeveria për të vjedhur zgjedhjet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:41
Grida Duma: Të goditurit nga tërmeti mbajnë mbi shpatulla veç humbjeve, mungesë informacioni se kur do strehohen

Në këtë konferencë deputetja Grida Duma tha se sipas saj të goditurit nga tërmeti janë edhe më shumë të kërrusur se mbajnë mbi shpatulla veç humbjeve, mbipeshën më të madhe nga tallja, sorrollatja dhe padijenija për të nesërmen, se ku do strehohen.

Sipas saj ata nuk kanë asnjë informacion se kur do të mund të strehohen.

"Një realitet fatal, të vësh jetën në rrezik për të shpëtuar diçka nga prona, sepse prona përfaqëson atë çka ka prodhuar jeta. Por jo vetëm kaq, por sepse shqiptarët jetojnë nën një qeverisje ku po nuk pate asgjë je një asgjë. Sepse e dinë që  si të pamundur janë të mundur, nga qeveria e vet.

Këtë e kanë provuar me Edi Ramën. Provuan dhe panë se si në ditët më të zeza i shfrytëzoi si kavie që i reklamonte fatkeqësinë, ekran më ekran, duke mbuluar paftësinë dhe pangopësinë. Provuan dhe panë që për Edi Ramën janë shifra jo njerëz. Të goditurit  janë edhe më shumë të kërrusur se mbajnë mbi shpatulla veç humbjeve, mbipeshën më të madhe nga tallja, sorrollatja dhe padijenija për të nesërmen.

Asnjë datë, asnjë radhë asnjë informacion nuk kanë se kur, kur do të mund të strehohen. Për Edi Ramën nuk ka rëndësi të afishohet radha e pritjes së shtëpiave që duhet të strehojnë, e rëndësishme është të afishohet radha e atyre 5 apo 6 njerëzve që fitojnë tenderin e rindërtimit. Për Edi Ramën nuk është e nevojshmë të qartësohet sa kohë do jetojnë të degdisur në çadra, në streha provizore, është e rëndësishme ti numërojë e ti shtrëngojë deri në kërcënim deri në zgjedhje. Çdo  akrep shtesë në orën  e Ramës është një akrep helmues për orën e ndaluar dhe  jetën e penguar të shqiptarëve", tha Duma.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 30/11/2020 00:19

    SI mund te futen ne politike keto kurva ordinere,,,nuk e kuptoj...

    Përgjigju
  • Kacidhe: 26/11/2020 17:52

    Grida po si Dalianj haleja cfar grepi kishte?

    Përgjigju
  • MUKAÇUESUNTAUL: 26/11/2020 15:08

    O I DËMTUARI NË TRU JO NGA TËRMETI KU I KE SYT TI NË BYTH ? ? ? A I KE PAR SA NJERËZ KAN MAR SHPIAT. PO PSE ME ÇFAR DO I BOJ EDI ME SHKOP MAGJIK WË TANI ËSHTĒ DHE KOH PANDEMIE E ËSHTË VËSHTIRSI NË KULMIN. PO TË ISHTE GRIDA SUMA DO SHIFSHE TI FILMA SERJAL ME BABALE O I DËMTUARI HALE.

    Përgjigju
    • Fute mrapa: 27/11/2020 23:30

      Yyttt rrq i degjenerum , ta ripjellt rishker*imi fisin . Parti prostimalliste .

  • I demtuar nga termeti: 26/11/2020 14:44

    Eshte skandaloze ne te demtuarit nga termeti duhet te protestojne kunder qeverise PREMTIME MASHTRIME PER VOTIME

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja