1-vjetori i shenjtërimit të Nënë
Terezës, Meta letër Papës

1-vjetori i shenjtërimit të Nënë<br />Terezës, Meta letër Papës
Në 1-vjetorin e shenjtërimit të humanistes shqiptare, Nënë Tereza nga Selia e Shenjtë e Vatikanit, presidenti Ilir Meta i është drejtuar përmes një letre Papa Fraçeskut. 

Kreu i shtetit shkruan në mesazhin e tij se "kam kënaqësinë dhe privilegjin e veçantë t’Ju shpreh mirënjohjen e sinqertë, në emër të popullit shqiptar, për lartësimin mbarëbotëror të simbolit më domethënës shpirtëror të kombit tonë".

Sipas Metës, shenjtërimi i Nënë Terezës dhe lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike shënuan ngjarjet më të rëndësishme për popullin shqiptar vitin e kaluar. 
 
"Duke përfituar nga rasti, më lejoni të riktheksoj falënderimet e thella për vëmendjen Tuaj të pandërprerë që u keni kushtuar dhe vazhdoni të tregoni për marrëdhëniet historike e tradicionale si dhe lidhjet e rralla të Selisë së Shenjtë me Shqipërinë dhe shqiptarët.
 
Shpallja e Nënë Terezës nga ana Juaj si Shenjtore gjatë ceremonisë madhështore në Vatikan, emërimi i At Ernest Troshanit si Kardinal dhe lumturimi i 38 Martirëve të Kishës Katolike shqiptare shënuan disa nga ngjarjet më mbresëlënëse për besimtarët katolikë dhe mbarë kombin shqiptar gjatë vitit të kaluar, duke ilustruar më së miri vëmendjen dhe lidhjen tuaj të veçantë me vendin e shqiponjave.
 
Ju siguroj Ati i Shenjtë se këto ngjarje historike, sidomos shenjtërimi i Nënës sonë të përbashkët, Shenjtores Tereza të Kalkutës, i gëzuan pamasë shqiptarët anembanë botës, duke i bërë ata më krenarë se kurrë, si dhe duke farkëtuar akoma edhe më tepër lidhjet institucionale dhe shpirtërore mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.
 
Duke ju uruar jetë të gjatë dhe shëndet, ju lutem, pranoni Shenjtëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!
", thuhet në letrën e kreut të shtetit, Ilir Meta. 
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ U arrestua nga policia në Shëngjin, momenti kur Noizy dhe grupi i tij dhunojnë brutalisht personazhin e Tik-Tok dhe mikun e tij

VIDEO/ U arrestua nga policia në Shëngjin, momenti kur Noizy dhe grupi i tij dhunojnë brutalisht personazhin e Tik-Tok dhe mikun e tij