Qeveria shqiptare paralajmëron se do të dhjetëfishojë gjobat e do të rrisë penalitetet për ata që ndërhyjnë në akset rrugore. Ndërsa i është bashkuar nismës së të rinjve të forces së tij politike për të për të pastruar dhe lyer urat e mbikalimet në Shqipëri, ministri i Infrastrukturës Edmond Haxhinasto paralajmëroi se nuk do të lejohen më ndërhyrjet në akse rrugore, shkrime apo tabelat. Nisma parashikon pastrimin e një mbikalimi në çdo dy javë. Pjesë e këtij plani është edhe ruajtja dhe pastrimi i nyjeve, i rrethkalimeve e urave.