Sipas mediave greke dy shqiptarët, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur, e kishin fshehur sasinë e drogës në mesin e produkteve të mishit që kishin të ngarkuar në kamion, të futur në pako të veçanta.
Kamioni me produkte mishi dhe me sasinë e drogës së fshehur mes tyre kishte ardhur nga Bari i Italisë në Portin e Igumenicës në Greqi.
Pas kontrollit të kryer, policia gjeti dhe sekuestroi dhe 12 390 euro, gjashtë telefonë celularë, dy tableta elektronike, një kartë identiteti false dhe një leje drejtimi mjeti të rremë.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)