10 njerëzit e parë të drejtësisë
së re, çfarë do ndodhë më pas?

10 njerëzit e parë të drejtësisë<br />së re, çfarë do ndodhë më pas?<br>
Parlamenti Shqiptar ka miratuar mbrëmë, jo me vullnetin e tij të plotë, një nga vendimet më të rëndësishme për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Në mungesë të konsensusit politike dhe të 93 votave, në seancën e djeshme plenare është miratuar automatikisht lista me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dy organet më të rëndësishme të drejtësisë së re.

Mbrëmë janë zyrtarizuar 10 njerëzit e parë të drejtësisë së re. Zyrtarisht, anëtarë të KLGJ janë Fatmira Luli, Alban Toro, Maksim Qoku, Erion Muharremaj dhe Naurela Llagami. Anëtarë të Këshillit të Lartë i Prokurorisë janë Tartar Bazaj, Nurihan Seiti, Gent Ibrahimi, Sandër Beci dhe Alfred Balla. Lista me kandidatët mori vetëm 72 vota nga 93 që duheshin, por megjithatë, votat ishin të mjaftueshme, për shkak se ky ishte raundi i tretë, pas të cilit lista konsiderohet automatikisht e miratuar.  

Plotësimi me anëtarët e tjerë 
Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë të Prokurorisë kanë nga 11 anëtarë secili. 10 anëtarë zgjidhen nga Kuvendit, ndërsa 12 anëtarë zgjidhjen nga gjyqtarët dhe prokurorët. Kuvendi i zgjodhi mbrëmë 10 anëtarë. Që të plotësohen këto dy organe, duhet që gjyqtarët dhe prokurorët të përzgjedhin, sipas një procedure të parashikuar në ligj, anëtarët e tjerë. Por, kandidatët nga gjyqësori për anëtarë të KLGJ dhe KLP, aktualisht po i nënshtrohen procesit të Vetingut.

Çfarë do ndodhë?
Konstituimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë i hap rrugë ngritjes së organeve të SPAK-ut, Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale. Tek këto organe janë përqendruar të gjitha shpresat dhe pritshmëritë e shqiptarëve dhe Perëndimit për ndëshkimin e kokave të korrupsionit dhe krimit në Shqipëri. SPAK-u ende pa u ngritur është kthyer në tmerrin e pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve që kanë abuzuar gjatë detyrës.

Është gjithashtu frika më e madhe se krimit të organizuar në Shqipëri. Në kompetencë të Byrosë së Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme do të jenë 40 vepra të ndryshme penale dhe të gjitha dosjet e funksionarëve dhe ish-funksionarëve shtetërorë që nuk janë hetuar apo gjykuar deri më sot. Disa nga veprat penale që do hetohen nga Byroja dhe do gjykohen nga Gjykatat e Speciale janë korrupsioni pasiv dhe aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë si dhe korrupsioni aktiv dhe pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Votimi 
Parlamenti ka rrëzuar dje me 73 vota kundër dhe 11 pro, projektrezolutën e Partisë Demokratike, që i kërkonte qeverisë shqiptare që të ndryshonte qëndrim lidhur me qëndrimin kundër në OKB për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Për këtë qëndrim, u miratua rezoluta e Partisë Socialiste me 73 vota pro dhe 11 kundër, e cila e mbështet qëndrimin e mbajtur nga qeveria. Kjo rezolutë u miratua edhe me votat e PDIU-së. Gjithashtu, në Kuvend kaloi edhe ligji për menaxhimin e burimeve ujore, me 73 vota pro dhe 10 kundër. Ndërkohë, projekt-ligji për statusin e minatorit, një propozim i deputetit të LSI Përparim Spahiu LSI, u rrëzua me 70 vota kundër, 4 abstenime dhe 9 pro. 

Anëtarët jo magjistratë të zgjedhur me short

Kandidatët nga Avokatia për KLGJ: Fatmira Luli dhe Alban Toro

Kandidatët nga Pedagogët për KLGJ: Erion Muharremaj dhe Maksim Qoku

Kandidatët nga Shoqëria Civile për KLGJ: Naurela Llagami

Kandidatët nga Avokatia për KLP: Znj. Nurihan Seiti (Metaj), Tartar Bazaj

Kandidatët nga Pedagogët për KLP: Gent Ibrahimi, Sandër Beci

Kandidatët nga Shoqëria Civile për KLP: Alfred Balla 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie