Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli ka bërë publik për median faktin se tashmë edhe grupi parlamentar i PS ka hartuar 10 propozime shumë të rëndësishme, të cilat natyrisht janë dhe pika të programit “Për një Rilindje Shqiptare”.
Më pas deputetja Mimi Kodheli njëherësh nënkryetare e komisionit kuvendor për ekonominë ka shpjeguar një nga një propozimet e Partisë Socialiste edhe me shembuj:
“Ta fillojmë me zhvillimin rural dhe një nga sektorët më të rëndësishëm dhe më të lënë pas dore që është sektori i bujqësisë. Ju e dini që zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë shqiptare sot vuan nga kostot tejet të larta, të papërballueshme për fermerin shqiptar.
Ne jemi të vendosur, do të çojmë deri në fund propozimet tona dhe politikën tonë lidhur me këtë sektor jetik shumë të rëndësishëm, ku akoma sot jeton më shumë se 46% e popullsisë shqiptare.
Le ta fillojmë me kostot e produktit bujqësor.
Sot plugimi për një hektar është 200 mijë lekë, ka qenë 60 mijë lekë në 2005. Pra, është 3.3 herë më i shtrenjtë. Sot frezimi për një hektar është 140 mijë lekë në një kohë kur në 2005 ka qenë 40 mijë lekë, pra është rritur rreth 3.5 herë. Sot korrja për një hektar është 200 mijë lekë, në një kohë kur ka qenë 70 mijë lekë, gjithmonë për hektar në 2005, pra është rritur me plotë 2.85 herë. Kjo është një pjesë e kostos së lartë të inputit bujqësor sot në këtë sektor të rëndësishëm.
Çfarë ndodh me naftën, që sot përdoret në mekanikën bujqësore, por edhe nga të gjithë ne? Çmimi me pakicë, siç dihet prej të gjithë atyre që kanë një makinë, sot është 180 lekë për litër naftë. Në këtë çmim, siç e shikoni nga tabela, ka këtë përbërje:
37 lekë është akciza
7 lekë është taksa e mjedisit
2.4 lekë është taksa e qarkullimit
30 lekë është TVSH-ja
Pra, në total janë plotë 76.4 lekë të reja që për një litër naftë shkojnë në arkën e shtetit.
Në fakt ky është një çmim tejet i papërballueshëm jo vetëm për qytetarin shqiptar, por është tejet i papërballueshëm më së pari për fermerin shqiptar. Kostoja e një litri nafte është pjesë shumë e rëndësishme e kostos së produktit bujqësor.
Cili është propozimi i Partisë Socialiste? Propozimi ynë është që të hiqet akciza për naftën. Kjo do të thotë që një litër naftë nga 180 lekë që është të bëhet plotë 135.6 lekë. Pra, për një litër naftë fermeri shqiptar do të kursejë 44.4 lekë dhe kjo është një shumë e konsiderueshme për fermerin shqiptar. Ne do rishikojmë këtë element, siç është akciza për naftën edhe për publikun, por do të jetë në vazhdim të hapave të cilat Partia Socialiste do t’i bëjë pas marrjes së pushtetit në 2013.
Një propozim tjetër i cili vjen në ndihmë të sektorit bujqësor është ulja apo zerimi i inputeve të tjera të produkteve të bujqësisë.
Sot që flasim 1 kg ure kushton 760 lekë nga 280 lekë që kushtonte në vitin 2005. Pra, plot 2.7 herë më shumë. Sot 1 kg nitrat kushton 560 lekë nga 230 lekë që kushtonte në vitin 2005. Pra, plot 2.4 herë më shtrenjtë. Sot 1 kg DAP kushton 2.9 herë më shumë. Sot 1 kg superfosfat kushton 3.1 herë më shumë. Sot 1 kg ushqim për blegtorinë kushton plot 1.9 herë më shumë. Heqja e TVSH-së, propozimi që vjen nga Partia Socialiste, nga grupi socialist do ta ulte me 1/6 çmimin e të gjithë plehrave, të cilat përdoren në këtë sektor, pra të një inputi shumë të rëndësishëm në këtë sektor. Nëse ky propozim do të vihej në jetë, do të pranohej, do të zbatohej nga parlamenti shqiptar dhe për pasojë do të zbatohej nga ministria respektive, 1 kg ure do të ishte 630 lekë në një kohë që thamë që është 760 lekë, 1 kg nitrat do të ishte 465 lekë në një kohë që sot është 560, 1 kg DAP do të ishte 915 lekë në një kohë që sot është 1100 dhe 1 kg superfosfat do të ishte 490 lekë në një kohë që sot është 590.
Kjo është absolutisht një lëvizje e duhur, e nevojshme, e domosdoshme për një sektor që vuan varfëri, vuan kosto të lartë të prodhimit të tij bujqësor, vuan pamundësi për të dalë në treg dhe pamundësi për ta shitur produktin. Përveçse sa thamë më sipër dhe këtu e mbyll me propozimet që lidhen me këtë sektor, ne kemi propozuar që edhe furnizimi me farëra, fidanë, vaksina për fermat blegtorale të jenë furnizime të tatueshme në masën 10% nga 20% që është sot.
Sipërmarrja.
Sipërmarrja unë mendoj që është në ditën e vet më të keqe. Shqipëria ka rënë shumë vende në rankimin apo në listimin midis gjithë vendeve të tjera të botës lidhur me vështirësitë që sipërmarrja shqiptare ka sot në pagimin e taksave, nivelin e taksave dhe kohën që i duhet për t’i paguar këto taksa. Biznesi i vogël sot është një biznes në falimentim. Kreditë e këqija sot që flasim janë rritur në masën 22.8% me ritme të frikshme. Të gjitha këto e bëjnë sipërmarrjen shqiptare të perceptojë dhe të përjetojë më shumë se kushdo krizën që është ulur këmbëkryq në ekonominë shqiptare.
Cilat janë propozimet që vijnë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste në Kuvend të Shqipërisë. Më lejoni përpara sesa të filloj me propozimet t’ju them se në programin “Rilindje Shqiptare” të një viti më parë ne kemi shprehur, shkruajtur, propozuar, thënë dhe kërkuar heqjen e TVSH-së për të gjitha makineritë dhe pajisjet.
Në fakt, qeveria ka propozuar që të hiqet TVSH-ja për makineritë dhe pajisjet për investime mbi 50 milionë lekë, që janë rreth 500 mijë dollarë. Sigurisht, që ky është një propozim që vjen i sforcuar, i vonuar, madje mund të thosha një kopjim aspak i këndshëm i propozimeve që ne kemi shpalosur një vit më parë. Ne kemi kërkuar nëpërmjet mendimeve, që të përjashtohen të gjithë jo vetëm ata që investojnë 50 milionë lekë nga TVSH-ja për makineritë dhe pajisjet. Dhe jo vetëm kaq, por që ligji dhe qeveria të shprehet qartë lidhur me makineritë dhe pajisjet në sektorët e bujqësisë dhe të blegtorisë. Pasi ligji thotë se janë thjesht sektori agrobiznesit, pa përcaktuar, pa cituar se çfarë do të thotë sektori agrobiznesit, cili është citimi ligjor i këtij termi.
Pra, kemi kërkuar dhe do ta diskutojmë edhe nesër në seancë plenare që ky të jetë një përcaktim i saktë. Është shumë e rëndësishme që të hiqet realisht TVSH-ja jo për investimet miliarderëshe, por edhe për bizneset e vogla që sot vuajnë krizën dhe që kanë shumë të nevojshme. Nga të gjitha propozimet që bizneset e vogla kanë bërë në të gjitha takimet që ne kemi pasur me ta si forcë serioze politike është kërkuar që të hiqet TVSH-ja për makineritë dhe pajisjet.
Një propozim tjetër është të mos rriten gjobat. Ne kemi propozuar të hiqet neni 5 i ligjit që e rregullon këtë marrëdhënie, sepse nëpërmjet le të themi “rregullimit” që qeveria i bën ligjit për procedurat tatimore gjobat shumëfishohen. Nuk është as momenti, as situata e favorshme që gjobat të shumëfishohen, kur gjobat janë selektive, kur gjobat janë të konsiderueshme dhe kur gjobat po e çojnë në një krizë akoma më të thellë biznesin shqiptar, i cili është totalisht i pamundur të respektojë ligjin, për aq kohë sa ligji funksionin për disa dhe për disa jo.
Familja Shqiptare
Ne kemi kërkuar vazhdimisht që familja shqiptare të mund të lehtësohet nga disa barra fiskale, të cilat i kanë krijuar asaj pamundësinë për të paguar shërbimet. Në një raport të fundit të Bankës Botërore 62.1% e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri dhe 13.3% e familjeve shqiptare jetojnë në një varfëri ekstreme. Kjo e bën familjen shqiptare të jetë në vështirësi të mëdha. Kjo e bën familjen shqiptare të mos e çojë dot deri në fund muajin, me të ardhurat që ajo gjeneron në kushtet e një punësimi të limituar apo të një niveli papunësie të lartë.
Vijmë konkretisht tek propozimet e grupit parlamentar sjell në kuvend.
Energjia elektrike në krahasim me vitin 2005, çmimi i energjisë elektrike aktualisht sot është 2 fishuar. Të gjithë jemi dëshmitarë të situatës së rëndë elektroenergjetike që është krijuar në vend. Të gjithë jemi dëshmitarë të çmimit tejet të lartë, ndër më të lartit në rajon dhe më gjerë, që sot një kilovat orë energji elektrike ka. Sot çmimi i një kilovat orë është 10 lekë, ku në të rreth mesatarisht 1.7 lekë është TVSH-ja. Ne kemi propozuar përpara një viti, e kemi risjellë si propozim të ri në kuvend dhe do ta diskutojmë këtë në seancën e nesërme, propozimin që TVSH-ja për energjinë elektrike e faturave të qytetarëve të zbresë nga 20% në 6%. Në këto kushte familjet shqiptare do të kursenin rreth 5 mijë lekë të vjetra në muaj, për një mesatare të harxhimit të energjisë, që do të thoshte është e barabartë me 6 mijë lekë të reja në vit apo 60 mijë lekë të vjetra në vit.
A është kjo shumë për familjen shqiptare? Po është shumë. Kjo është vetëm një paketë me të cilën familja shqiptare do të ndihmohej për të blerë librat e shkollës së një fëmije.
Përjashtimi nga TVSH-ja i barnave dhe i shërbimeve mjekësore. Në dhjetor të vitit 2010 të gjithë kujtojmë që u vendos TVSH-ja për barnat dhe shërbimet shëndetësore nga qeveria në masën 10%. Atëherë u pretendua nga ana e qeverisë që nuk do të kishte rritje të çmimit të barnave. Sot jo vetëm që ka një rritje të çmimit të barnave, jo vetëm që qytetarët janë të detyruar të paguajnë 10% TVSH në shërbimet që ata marrin, por vazhdon të rritet korrupsioni në këtë sektor, i cili e rrit akoma më shumë çmimin e shërbimeve apo ilaçeve që marrin qytetarët. Kjo është e patolerueshme, ndaj hapi i parë drejt riheqjes së kësaj mase që rëndon në buxhetet e qytetarëve shqiptarë do të ishte me të vërtetë një aset i mirë që qytetarët jo vetëm të marrin një shërbim, i cili nuk kushton, për aq kohë ata paguajnë sigurime shëndetësore, por një shërbim, i cili do të ishte cilësor në ndihmë të njerëzve në nevojë, por pa dyshim edhe të gjithë qytetarëve që këtë shërbim e kërkojnë ta marrin falas dhe ashtu siç duhet.
Taksimi progresiv
Ju jeni të gjithë dëshmitarë të faktit se është folur shumë, gjatë, shpesh, mbase përditë, do të vazhdojë të flitet për diferencën që ekziston midis mënyrës se si taksohen qytetarët shqiptarë sot dhe propozimit të Partisë Socialiste për një taksim progresiv të drejtë të tyre, mbi të ardhurat. Ne ekzaktësisht përpara një viti, në nëntor të vitit 2011, kemi bërë një propozim të cilin e rikthejmë me shpresën që ky propozim i yni do të mundësojë një diskutim serioz dhe profesional në parlamentin e Shqipërisë, për aq kohë sa taksimi i sheshtë, sot ekzistues, rëndon shumë mbi kurrizin dhe buxhetin e çdo njërit prej nesh, por më së shumti të atyre që kanë të ardhura më të pakta.
Propozimi ynë është që për pagat deri në 20 mijë lekë nuk do të ketë taksim mbi të ardhurat. Për pagat nga 20 deri në 40 mijë lekë, ai do të jetë vetëm 7%; nga 40 deri në 70 mijë lekë do të jetë 10%; nga 70 deri në 100 mijë lekë do të jetë 15%; nga 100 deri në 150 mijë do të jetë 18% dhe mbi 150 mijë lekë do të jetë 20%.
Çfarë do të thotë kjo për qytetarin shqiptar? Si përkthehet kjo?
Sot një mësues merr mesatarisht 50 mijë lekë në muaj. Me taksimin e sheshtë prej 10%, çdo mësues paguan nga paga e tij 5 mijë lekë taksa, që futen në arkën e shtetit. Me propozimin e PS-së kjo do të shkojë në 2400 lekë. Pra, do të jetë pak më pak se sa gjysma. Sigurisht, që kjo është një e dhënë që nuk është e njëjtë për kryeministrin e Shqipërisë, i cili sot ka një rrogë prej 240 mijë lekësh dhe taksohet sot në masën 10%, ose 24 mijë lekë. Me propozimin e PS-së ky taksim do të ishte në masën 36900 lekë, ose mesatarisht 15.4%.
Kjo është diferenca që ekziston midis propozimit tonë dhe asaj çka sot përfaqëson taksa e sheshtë. Kjo do të thotë të taksohesh ndershmërisht. Kush merr më shumë duhet të paguajë më shumë. Kush fiton më pak duhet të paguajë më pak. Kjo është ajo që do të sjellë një rishpërndarje më të mirë të të ardhurave dhe do të eliminojë këtë hapësirë gjigande që vazhdon të thellohet.”
Në fund të publikimit të propozimeve të grupit të PS nënkryetarja e komisionit kuvendor të ekonomisë Mimi Kodheli është shprehur për qëllimin e forcës politike që përfaqëson me këto ndryshime në paketën fiskale: “PS i ka sjellë këto 10 propozime me shpresën që ato do të diskutohen në mënyrë serioze nga ana e kuvendit, në mënyrë profesionale. Qëllimi është që të mos pritet edhe pak muaj që na ndajnë nga zgjedhjet e reja, mos pritet fitorja Partisë Socialiste për të lehtësuar barrën fiskale për shqiptarët, por në 1 janar të vitit që vjen, shqiptarët të mund të lehtësohen nga barra e rëndë e taksave që sot po mbysin si bizneset shqiptare ashtu dhe familjet shqiptare.”
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com