PARIS- Parisi është destinacioni turistik më i preferuar sipas vizitorëve të portalit “Tripadvisor”. “TripAdvisor Travelers Choice Destinations Awards “ ka hartuar listën e destinacioneve më të mira ndërkombëtare të votuara nga miliona udhëtarë nëpërmjet portalit “TripAdvisor”.
Parisi është qyteti më i vizituar në Europë, ku vendi më i famshëm i kryeqytetit francez është kulla “Eiffel”.
Në vendin e dytë renditet qyteti i New York-ut ku në foto shikohen pamjet e fundit të kullës së re të Qendrës Tregtare Botërore në “Ground Zero”, ku 12 vjet më parë dy kullat binjake u vunë në shënjestër nga sulmet terroriste.
Më pas në listë Londra me stacionin “King’s Cross” që së fundmi i është nënshtruar një rikonstruksioni, ku gjenden dyqane të ndryshme për të blerë një souvenir nga Londra.
Në këtë sondazh 3 nga qytetet që ia vlejnë për t'u vizituar janë në Itali. Roma renditet e katërta me “Piazza Navona” në qendër të kryeqytetit Italian, Venezia në vend të pestë dhe Firenze renditet e teta në këtë listë.
Katedralja e famshme “La Sagrada Familia” është tashmë një shenjë dalluese e Barcelonës, e cila radhitet e 5-ta mes destinacioneve më të kërkuara në Europë.
Ndërsa San Francisko renditet në vendin e 7-të, Praga qëndron në vendin e 9-të dhe në fund të listës të 10 qyteteve më të mira për t’u vizituar është Sydney, që krenohet me “Shtëpinë e Operës”.
Lista është hartuar në bazë të mendimeve, vlerësimeve dhe përvojave personale të miliona turistëve në mbarë botën.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com