10 stile flokësh, anti-plakje, që tregojnë më mahnitëse këto të famshme pavarësisht viteve

10 stile flokësh, anti-plakje, që tregojnë më mahnitëse këto të famshme pavarësisht viteve

Një stil flokësh i prerë mirë dhe që i shkon përshtat fytyrës tuaj nuk do t'ju bëjë vetëm të ndjeheni të shkëlqyeshëm, por do t'ju bëjë të dukeni të rinj. Nga një ndërhyrje e lehtë e deri tek një prerje klasike e flokut tuaj, këto janë gratë e famshme mbi 40 vjeç, dëshmi e gjallë ju mund të jeni elegant në çdo moshë!

Nëse produktet e bukurisë kundër plakjes janë një pjesë e fortë e regjimit tuaj, ju me siguri duhet të dini se si stili juaj i flokëve mund t'ju ndihmojnë të dukeni më të rinj. Anti-plakja nuk ka të bëjë vetëm me kremrat dhe pastruesit e të drejtave; të kesh frizurën tënde, gjatësinë e duhur apo modelin e duhur të flokëve po ashtu bënë diferencën.

Poshtë keni modelet e preferuara të femrave të famshme mbi 40 vjeç. Hidhini një sy, ndoshta mund të bëhet modeli juaj i preferuar i flokëve në të ardhmen.

Amanda Holden adhuron t’i mbajë flokët lëshuar, por sikurse duket në foto ajo duket mahnitëse edhe me flokë të mbledhura. Flokët e saj bisht me baluke të gjata të ndara në dy pjesë, i jep asaj një pamje më rinore.

Charlize Theron duket super elegante në flokët e shkurtër. Struktura e fytyrës së saj duket shumë bukur nën flokun e valëzuar.

Valët e thjeshta por tepër të lirshme të Jennifer Garner ndihmojnë për të vënë më pak në dukje nofullën e saj. Fijet ngjyrë mjalti që i japin një shkëlqim shtesë flokëve të saj, bëjnë që look-u i saj të jetë edhe më rifreskues.

Kate Moss vazhdon të dëshmojë se ajo ia ka dalë të mposhtë vitet, ndërsa me një kthim mbrapa të flokëve të lëshuar dhe pak volum, bën që ajo të tërheq mjaftueshëm vëmendje.

Eva Mendez duket thjesht mahnitëse me flokët kaçurrel plotë volum. Ngjyra e saj e flokëve është mjaft e goditur, duke iu përshtatur mirë imazhit të saj.

Edhe pse nuk është një flokëkuqe natyrale, Amy Adams rocks me ngjyrën e flokëve xhenxhefil. Kjo ngjyrë dhe modeli i flokëve e bën atë të duket thjesht bukur.

Drew Barrymore pëlqen tepër valët e lirshme në flokët e saj. Po ashtu, ombra në stilin e saj i shkon vërtet duke bërë që ajo të duket e mrekullueshme.

Heidi Klum është provë e gjallë që ideja e flokëve të gjatë pas 40-tave nuk është absolutisht e pavlerë. Në moshën 45-vjeçare, supermodelja tërheq goxha vëmendje me flokët e saj të gjata.

Me flokët e kapur dhe baluke të cilat shkojnë mbi sy, Davina McCall duket thjesht femërore, por edhe koket po ashtu.

Me flokët e drejtë, lënë lëshuar dhe të ndara në mes, i japin Gwyneth Paltrow një efekt të shkëlqyer anti-plakje. Një stilim i tillë i flokëve shkon për mrekulli me formën ovale të fytyrës së saj.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja