10 vendet që konsumojnë më
shumë birrë

10 vendet që konsumojnë më<br />shumë birrë<br>
Kina është vendi që konsumon më shumë birrë në botë. Por vendet e Evropës qëndrojnë në krye sa i takon sasisë së birrës konsumuar për person, pasi për numër popullsi kinezët konsumojnë vetëm 40 litra për person.

Vendi që konsumon më shumë birrë mesatarisht për person në Evropë është pikërisht Çekia. Vendi që ka një popullsi prej 10 milionë banorë konsumon mesatarisht 143 litra birrë në vit për person.

Pas saj ,vjen Gjermania 110 litra për person. Në festën e birrës këtë vit u konsumua 6.4 milionë litra birrë nga 6.3 milionë vizitorë.

Sipas të dhënave të “Euromonitor International”, në vend të tretë qëndron Austria me 108 litra për person të konsumuara në vit.

Nga të dhënat e “Euromonitor” bie në sy rritja e konsumit të birrë në vende me shumicë myslimane, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indonezinë dhe Iranin. Këto vende konsumojnë birrë pa alkool.

Ajo çfarë bie në sy është se vendet e Europës Qendrore mbajnë vendet e para dhe Mbretëria Bashkuar nuk bën pjesë në 10-she.

 

10 vendet që konsumojnë më shumë birrë:

1.Çekia – 143 litra

2.Gjermania – 110 litra

3.Austria – 108 litra

4.Estonia – 104 litra

5.Polonia – 100 litra

6.Irlanda – 93 litra

7.Rumani – 90 litra

8.Lituania – 89 litra

9.Kroacia – 82 litra

10.Belgjika – 81 litra

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online