10 vite me Alban Skënderajn,
sjell koncertin live “Tingujt e ditarit tim”

10 vite me Alban Skënderajn,<br />sjell koncertin live “Tingujt e ditarit tim”
Alban Skënderaj ka ndarë me miqtë në faqen e tij zyrtare Instagram një njoftim të drejtpërdrejtë drejtuar fansave dhe mbështetësve të tij.

Bëhet fjaalë për koncertin “Tingujt e ditarit tim” që do të mbahet më datë 24-25 nëntor në Tiranë.

Në këtë koncert Albani vjen ndryshe, siç thotë edhe vetë më i rritur artistikisht si kërkesë e fansave dhe karrierës së tij e cila mbush së shpejti 10 vjet.

Në këtë koncert vokali i Albanit vjen tërësisht në një performancë akustike “live”.

alban skenderaj

“"Tingujt e Ditarit tim" Miq, jam i lumtur t'ju bëj me dije se bashkë me 10 vjetorin e daljes time të parë në skenën e muzikës shqipëtare po afron një ngjarje e shumëpritur per mua.

Do të realizohet ëndrra e kaherëshme e një koncerti recital me të gjitha kërkesat dhe elementët profesional.

Koncerti do të mbahet më datë 24 dhe 25 Nëntor ne Tiranë. Do të performoj përpara publikut këngët më të dashura shoqëruar nga një orkestër e madhe me klas te lartë interpretimi.

"Tingujt e ditarit tim" do të percjell tek ju ndjenja dhe emocione të drejtpërdrejta.

Ky koncert vjen tepër i veçantë sepse do jetë gjithi akustik ku çdo material do të riorkestrohet dhe trasformohet totalisht në versionin e tij "unplugged" dhe kjo për mua është një nga pjesët më emocionuese.

Kjo ngjarje vjen si nevojë e ndyshimit cilësor në rritjen time artistike mbeshtetur nga një numër i madh adhuruesish nga të gjitha trojet shqipëtare të cilët më kanë inkurajuar dhe frymëzuar që të guxoj gjithnjë e më shumë si artist.

Në këtë komunikim të parë nuk dua të zbuloj të gjitha detajet dhe surprizat qe do të shoqërojnë koncertin por mund t'ju siguroj se do të jenë të shumta.

Për më shumë informacion do të kemi komunikime të tjera. Përzemërsisht, Albani”, ka shkruar këngëtari.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike