10 vjet pa ish presidentin Ibrahim
Rugova, homazhe në nder të tij

10 vjet pa ish presidentin Ibrahim<br />Rugova, homazhe në nder të tij
Në Kosovë është shënuar dhjetë vjetori i ndarjes nga jeta të Presidentit të parë të vendit, Ibrahim Rugova.
Udhëheqësit politik dhe institucional të Kosovës nderuan figurën e presidentit të ndjerë duke kujtuar njëherësh kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës. 

Ata bënë homazhe tek varri i presidentit Rugova. Udhëheqës institucionesh e partishë politike e cilësuan zotin Rugova si një nga figurat më të rëndësishme shqiptare të fundshekullit njëzet.

Dhjetë vjet më parë, më 21 janar të vitit 2006, presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova, ndërroi jetë, pas një beteje me kancerin në mushkëri.
I doktoruar në fushën e letërsisë, dr. Ibrahim Rugova, ishte presidenti I parë i Kosovës dhe udhëheqësi 16 vjeçar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. 

Pas vdekjes së tij pasuan ndryshime në strukturat e institucioneve të Kosovës, ndërsa në dhjetor të vitit 2006 edhe në partinë e tij e cila u nda në Kuvendin e gjashtë zgjedhor, një moment që shënoi edhe fillimin e një përpjekjeje të madhepër të trashëguar emrin dhe veprën e ish presidentit Rugova.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin