10 vjet pa Rifat Kukajn krijuesin
e pazakontë të letërsisë për fëmijë 

10 vjet pa Rifat Kukajn krijuesin<br />e pazakontë të letërsisë për fëmijë 
Gjatë leximeve dhe rileximeve të mia, më ka mbetur në mendje një shprehje: “Vitet kalojnë dhe... Shkrimtarët e vërtetë të letërsisë për fëmijë e të rinj rrezatojnë në largësi.” Nuk dua t’i rikthehem autorësisë, kur shkëlqimi i këtyre fjalëve ka fituar gjithëkohësinë.Por dua të ndalem te kjo shprehje gjurmëlënëse, sa poetike aq dhe proverbiale, sa mençurore aq dhe urtësore. Ajo, tashmë, e ka humbur përkatësinë vetjake të individit (si autor, si krijues) dhe është bërë pronë edhe e të tjerëve (lexuesit). Humbja e autorësisë tregon se, qoftë thënia, qoftë krijimi artistik përmbajnë dhe përcjellin një univers vlerash që nuk mund të tjetërsohen, kumti i tyre rrëfen dhe përcjell, objekton dhe mbush botën e brezave, e cila mirëpret dhe i përket kjo letërsi.

Nuk e di pse kjo maksimë më kujton dhe një shprehje tjetër: “Kur fjala zë vend, ajo është nisur për rrugë të gjatë...”. Dhe... FJALA (“Fjala është e vogël shumë”, më kujtoj një poezi të poetit të shquar Odhise K. Grillo, i cili thotë: “Fjala është e vogël shumë, / t’ëmbëlson a vret si plumbi... / Fjala është urë e gurtë, / që lidh brigjet e një lumi”) e për të përfunduar në thënien e studiuesit të mirënjohur Anton Nikë Berisha: “Sa herë që e kam takuar (Rifat Kukajn, - nënvizimi im Xh. B.) më fliste për dy gjëra: për atë që lexonte dhe për atë që shkruante – dy veprime pa të cilat asnjë shkrimtar nuk bëhet i madh.”
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë