Zëvëndës kryeministrja Senida Mesi ka qenë pasditen e kësaj të marte në ceremoninë e 10-vjetorit të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike.
/Shqiptarja.com
Në fjalën e saj, zonja Mesi ka vlerësuar rëndësinë e kësaj shkolle për promovimin e brezave të ardhshëm.
“Tradita e krijuar e sistemit të vlerave nëpërmjet kësaj shkolle ka shërbyer, shërben dhe do të shërbejë përherë si një bazë solide e tejet vizionare në promovimin dhe ngritjen e liderëve të së ardhmes”, ka deklaruar Mesi.
Ajo ka theksuar se, qeveria shqiptare do të jetë përherë një partnere e denjë dhe mbështetëse e programeve të tilla ambicioze studimore. Programe “të cilat në vetvete i shërbejnë të gjithëve në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë”, ka thënë Mesi.
G.F. / Shqiptarja.com









