100 ditët e para të punës së Trump
 nuk përmendet muri me Meksikën

100 ditët e para të punës së Trump<br /> nuk përmendet muri me Meksikën
Në një video të postuar në rrjetin social Twitter presidenti i zgjedhur Donald Trump bën publik edhe planin e tij për 100 ditët e para të qeverisjes.

Edhe një herë manajti konfirmon dhe duket i vendosur se do të tërheq marrëveshjen e Trans Paqësorit e cila konsisiton në marrëdhëniet tregtare bilateral.

E sa i përket emigracionit çështje aq shumë e diskutuar edhe gjatë fushatës diçka ndryshon. Në video Trump flet për hetime, mbi të gjitha me abuzimet që kanë të bëjnë me dhënien e vizave në dëm të amerikanëve. E nuk përmendet asnjë mur me Meksikën.

“I kërkova skuadrës që në ditën e parë të qeverisjes të punojë për rregullin, drejtësinë dhe vendet e punës” thotë Trump në viedon e cila zgjat 2 minuta e gjysmë.

Sipas tij qëllimi në ditët e para është tërheqja e marrëveshjes tregtare me 11 vendet aziatike dhe të Paqsorit si dhe anulimi i standarteve jeshile të Obamës për t’iu rikthyer  rritjes së prodhimit të karbonit dhe gazit natyral.

Gjatë këtij mesazhi me popullin amerikan, Trump nuk foli as për reformën në shëndetësi Obamacare të cilën kishte premtuar se do ta anulonte dhe as për planin miliarda dollarësh për infrastrukturën.

Por presidenti i sapozgjedhur nuk harron të sulmojë edhe mediat duke përsëritur edhe një herë se disa media janë të korruptuara.

Donald Trump ndërkohë është duke mbledhur edhe administratën e tij e cila do ta shoqërojë në Shtëpinë e Bardhe në datën 20 janar kur ai do të vijë në krye të SHBA. Deri me tani Jeff Sessions është zgjedhur Ministër Drejtësie, Michael Flynn këshilltar sigurie ndërsa në krye të CIA do të jetë Mike Pompeo. Ndërkohe priten emërimet edhe në poste të tjera kyce të shtetit.
 


Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot