100 ditët e para të qeverisjes, Kurti: Kemi ulur numrin e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19! Nuk gjetëm asnjë vaksinë kur u rikthyem në pushtet

100 ditët e para të qeverisjes, Kurti: Kemi ulur numrin e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19! Nuk gjetëm asnjë vaksinë kur u rikthyem në pushtet

kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti tha në mbledhjen e qeverisë se gjatë kësaj periudhe 100 ditore është ulur në minimum numri i të infektuarve nga COVID-19 dhe i vdekjeve nga pasojat e virusit, ndërsa nënvzioi se menaxhimi i pandemisë vazhdon të mbetet përparësi e punës së qeverisë së tij.

“Nuk gjetëm asnjë vaksinë kur u rikthyem (në pushtet) dhe më e keqja, asnjë kontratë të negociuar për sigurimin e tyre ndërsa sot kemi dy milionë vaksina të siguruara, afër 400 mijë doza kanë arritur dhe kemi mbi 200 mijë doza të administruara. Gjendja me pandeminë është vënë në kontroll dhe situata është përmirësuar dukshëm”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se pas pandemisë janë dy çështje me përparësi të punës së qeverisë, reformimi i drejtësisë dhe hapja e vendeve të punës.Ai tha se aktiviteti ekonomik është rritur 15%, janë rritur të ardhurat në buxhet dhe pritet që rritja ekonomike të shkojë në 7.9%.

Kryeministri Kurti tha se qeveria e tij ka filluar depolitizimin e institucioneve dhe agjencive, duke vendosur persona me integritet dhe duke shkarkuar borde të institucioneve publike. Ai tha se hartimi i ligjeve të reja për pastërtinë e figurës dhe konfiskimin e pasurisë do të ndihmojë organet e rendit në luftimin e dukurive negative.

“Të gjitha këto dëshmojnë vullnetin dhe veprimet tona në drejtim të krijimit të kushteve më të lehta për prokurorët dhe gjyqtarët e të cilët do të lehtësojnë zbardhjen e keqpërdorimeve të shumta dhe ndëshkimin e përgjegjësve. Ne do të jemi pakompromis dhe nuk do të ndalemi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ai.

Kryeministri Kurti në fjalimin e tij nuk i përmendi bisedimet e rifilluara me Serbinë ndërsa veçoi vizitat e zyrtarëve të lartë euro-perëndimor në Kosovë. Por, krejt ndryshe po shihet puna e qeverisë nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë. Në një konferencë për gazetarët, zyrtarë të këtij subjekti numëruan siç thanë, dështimet e qeverisë Kurti.

“100 ditë ikje përgjegjësie duke rishikuar historinë për qeverisjet e kaluara, eufori, arrogancë numrash, vonesë programi e më pas program i gjeneralizuar i zbrasët, përpjekje për të diciplinuar zërin kritikë të ardhur nga mediat, skandale diplomatike e tendencë për fshirje të memories institucionale me idenë e krijimit të një historie të re të filluar me 14 shkurt. Një qasje e tillë gjithsesi e nxitur nga sindromi populist se gjithçka fillon me ne mënyrë për të mashtruan opinionin me të vetmën motiv, përvetësimi ne pushtetit për hirë të tij”, tha Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Erblin Hoxha nga lëvizja Fol, organizatë kjo që vëzhgon punën e institucioneve tha se një prej shqetësimeve kryesore mbetet mospublikimi i planit të qeverisë që sipas tij pamundëson vëzhgimin e objektivave dhe qëllimet kryesore të qeverisë. Ai tha se qeveria Kurti gjatë këtyre 100 ditëve më së shumti është angazhuar në krijimin e ligjeve të rëndësishme të drejtësisë.

“Kemi parë që një grup punues e ka bërë draftin e parë për ligjin për Vetingun, kemi parë që një ligj veç është proceduar në qeveri dhe tash po pritet në Kuvend për Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme gjithashtu jemi pjesë e draftimit të ligjit të ri për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publik, pra është një gamë e madhe e nismave legjislative e të cilat për neve janë të nevojshme e të rëndësishme por jo domosdoshmërisht e shohim se respektimi dhe implementim i tyre në praktik ka me qenë i suksesshëm”, tha ai.

Lëvizja Fol thotë se qeveria ishte e suksesshme në blerjen e vaksinave kundër COVID-19 por është treguar e ngadaltë në vaksinimin e qytetarëve. Zoti Hoxha thotë se problemet e papunësisë, ekonomisë dhe shërbimeve të shëndetësisë janë të trashëguara dhe ato nuk mund të zgjidhën shpejt. Ai ngre shqetësimin për mënyrën e shkarkimit të kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e presidentes Vjosa Osmani, duke përdorur siç thotë ai arrogancën e pushtetit.

“Për një vendim arbritrar, ku thjesht një vendim i presidencës merret prej pëlqimeve apo preferencave individuale, shpeshherë partiake e jo substanciale. Kështu që kjo ende nuk është shpërfaqur mjaftueshëm mirëpo frika është që në të ardhmen kjo arrogancë e numrave të shfrytëzohet pikërisht që me ndoshta edhe të përmbushen ato pritshmërinë e qytetarëve se qeveria është duke punu. Pra është një presion i dyanshëm e që është jashtëzakonisht i rrezikshëm për mendimin tonë sepse ndikon në mospërfshirje edhe të qytetarëve edhe të opozitës në këto procese jashtëzakonisht të rëndësishme”, tha zoti Hoxha.

Parlamenti i Kosovës, votoi qeverinë e kryeministrit Kurti më 22 mars, pasi që ajo doli fituse e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Në paraqitjen e tij të para 100 dite më parë ai i shpalli shëndetësinë dhe arsimn si përparësi të punës së kabinetit të tij./ VOA

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dibran: 30/06/2021 18:10

    ....Krijove VV ne Shqiperi dhe fitore 3 CAR deputete!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja