100 familje e 30 biznese ngrihen në protestë për sinjalistikën në Korçë: Kemi frikë nga fluksi i makinave pranë terminalit

KORÇË- Me rritjen e fluksit të mjeteve pas ndërtimit të terminalit të ri, banorët e lagjes 9 në Korçë nuk janë të qetë. Çdo ditë ata përballen me pasigurinë dhe për këtë arsye dolën në protestë. Banorët thonë se jeta e tyre është në rrezik, ndaj kërkojnë sinjalistikë në zonë

“Shqetësimi jonë është se me pallatet që ndodhen këtu, nuk ka as vijëzime, asgjë dhe as tabela. Mund të ketë aksidente se makinat ecin me shpejtësi të madhe këtu dhe nuk ndalon askush. Njerëzit kalojnë, kalojnë fëmijë nga krahu tjetër dhe kështu jemi të shqetësuar dhe si biznese këtu” shprehet një banorë i zonës.

Në adresë të Bashkisë u dorëzua një peticion me 25 firma ku kërkohet  zgjidhje  të shpejtë e problemit.

 “U hap dhe terminali dhe lëvizja është e pakontrolluar. Kemi bërë peticion në bashki, të gjithë bizneset dhe kemi marrë dhe firma  nga banorët, 25 firma”, shprehet një banor tjetër.

“Nuk kalojmë dot , duhet me patjetër vijat e bardha”, shprehet një tjetër qytetar.

Aty ku është ngritur terminali, në lagjen nr 9,  banojnë 100 familje dhe operojnë 30 biznese e që u duhet të përballen çdo ditë me një situatë të rënduar të trafikut

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor