100 mijë $ dëmshpërblim firmës
kineze, Eurosig: Jemi pranë klientit

100 mijë $ dëmshpërblim firmës<br />kineze, Eurosig: Jemi pranë klientit
TIRANË - 100 mijë dollarë ka qenë dëmshpërblimi që kompania e sigurimeve Eurosig ka dhënë sot për punonjësit e një firmës kineze, punëtorët e të cilës janë aksidentuar në minierat e Bulqizës. Ka qenë vetë presidenti i kompanisë Kadri Morina i cili i ka dorëzuar këshilltarit ekonomik të ambasadës kineze si dhe babait të punonjësit të vdekur çekun me para.
 
“Kompania Eurosig jep shpërblimin prej 100 mijë dollarësh për të tre personat. Kjo tregon edhe njëherë për sigurinë që kanë punëtorët në shtetin shqiptar të cilët industria e sigurimit tashmë ka arrit atë nivel dhe ato potenciale që do jetë gjithmonë pranë klientit.”-
tha Morina.
 
He Bing Hua, këshilltari ekonomik i ambasadës u shpreh se është mjaft e rëndësishme që punonjësit kinez gjejnë në Shqipëri shërbime dinjitoze të sigurimit falë kompanisë Eurosig.
 
“Ne e kemi ndjerë se punëtorët e huaj të cilët vijnë për të punuar në Shqipëri kanë garancinë e jetës së tyre. Kjo na bën edhe ne si ambasadë që të inkurajojmë Kompanitë kineze që të sjellin investimet e tyre në Shqipëri.”- u shpreh He Bing Hua.

Përpos kësaj Morina ka sqaruar se për shkak të përmbytjeve te fillimit të këtij viti në By-Passin e Fierit është shkaktuar një dëm prej 2 milionë e gjysmë eurosh i cili do të paguhet nga kompania e sigurimit Eurosig në një periudhë të shkurtër kohore.
 
“Kompania Eurosig është në përpunim e sipër edhe të një dëmi që ka ndodh në përmbytjet që ndodhën para 6 muajsh në Bay-Passin e Fierit dhe shumë shpejt është bërë vlerësimi dhe shumë shpejt pothuajse punë 1-2 muaj do paguajë 2 milionë e gjysmë euro për bay-Pasin e Fierit për dëmtimet që janë bërë.”-tha Morina.
 
Shoqëria Eurosig si lider e sigurimeve në Shqipëri, pas siguracionit të shëndetit tashmë do të ofrojë sigurime edhe për investimet e ndryshme që kryhen në vend, duke treguar edhe njëherë ritmet e shpejta me të cilat kjo kompani po rritet nga dita në ditë duke u bërë kompania më e madhe e sigurimeve në vend.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer