100 mjekë specialistë, shërbim larg qendrave të banimit! Ministrja: Fuqizojmë spitalet, motivim 15 mijë lekë mbi pagën

100 mjekë të rinj specialistë janë emëruar nga Ministria e Shëndetësisë. Ata do të shërbejnë në zona të ndryshme të vendit, sipas nevojave, dhe për të përballuar jetesën do të marrin mbështetje financiare 15 mijë lekë mbi pagën.

Spitaleve publike në vend do t’i shtohen 100 mjekë të rinj specialistë. Gjatë emërimit të tyre, Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se ata do t shërbejnë larg qendrave të tyre të banimit, dhe për t’i motivuar, është vendosur një bonus 15 mijë lekë mbi pagën.

“Janë më shumë se 50 mjekë që i atashohen spitaleve të veriut dhe po kaq në spitalet e jugut. Veç rritjes së pagave për të gjithë personelin që do të ushtrojnë profesionin e tyre aty ku ka nevojë vendi, ata do marrin një mbështetje financiare për shpenzimet apo kostot e jetesës në qytetet ku ata atashohen, duke u ofruar një mbështetje direkte prej 15 mijë lekë në muaj mbi pagën. " tha Manastirliu.

Në fjalën e saj Manastirliu tha se punësimit të mjekëve pa meritë i ka ardhur fundit, dhe falë portaleve të posaçme janë rekrutuar më shumë se 4600 mjekë dhe infermierë.

"Përgjatë viteve që ne kemi zbatuar një mekanizëm transparent dhe meritokratik të portalit “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë” janë më shumë se 800 mjekë dhe 3800 infermierë të punësuar në sistemin tonë shëndetësor. As me miq, as me kushërinj, as me parti, as me metoda të tjera që deri para vitesh, njiheshin si metodat e vetme në fakt për t’u punësuar në shtet. Kjo nuk ndodh më. Dhe unë besoj që kjo është një garanci për të gjithë ju, për mjekët dhe infermierët tanë", tha Manastirliu.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin

GOLAT/ Foden 'gjahtar', Manchester City mposht 0-4 Brighton dhe kërcënon Arsenalin