100 qendra shëndetësore do rehabilitohen gjatë vitit, Manastirliu: Standard i ri shërbimi

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Prefekti dhe deputetët e Korçës inspektuan qendrën e re në Voskopojë, e cila i shërben 2200 banorëve të kësaj zone por edhe turistëve të shumtë.

“Po ndërhyjmë me investime rrënjësore me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në gjithë vendit, ku zonat turistike janë pjesë e këtij programi. Qendra shëndetësore e Voskopojës është transformuar për të ofruar shërbim cilësor banorëve të kësaj zone por edhe shumë turistëve që e frekuentojnë Voskopojën gjatë gjithë vitit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se ka nisur puna për rehabilitimin e 100 qendrave shëndetësore në vend, njofton zyra e shtypit. 

“80 qendrat e para përfunduan, tani ka nisur puna për 100 qendra të tjera shëndetësore që do të rehabilitohen këtë vit”, tha Manastirliu.

Qendra shëndetësore e Voskopojës ofron shërbim 7 ditë të javës, duke i shërbyer banorëve dhe turistëve gjatë gjithë vitit. Voskopoja ka sot një qendër model të kujdesit parësor, investim i qeverise shqiptare me vlerë  2.9 milion lek. E rehabilituar me standarde bashkekohore, kjo qendër i shërben rreth 2200 banorëve të kësaj zone.

Në vitin 2018, në Qarkun Korçë janë rikonstruktuar 6 Qendra Shëndetësore dhe ambulanca (Q.SH. Nr. 3 Lagja 5 dhe 16, Q.SH. Nr. 2 Lagja 4, Q.SH. Ravonik, Voskopoje, Q.SH. Bashkia Ersekë, QSH ne Leskovik). Investimet në parësor do të vijojnë në këtë Qark edhe në vitin 2019 ku brenda vitit pritet të përfundojë rehabilitimi i 9 qendrave shëndetësore dhe ambulancave (QSH nr 10-18 ne qytetin Korce; Ambulance  Fshati Boboshtice; QSH ne fshatin Sovjan; Q.SH. Fshati Zvirinë, QSH Bucimas – Tushemisht; Konsultori i Gruas Pogradec; Q.SH. Fshati Miras; Ambulanca Fshati Borovë; Q.SH. Fshati Çlirim).

Në të gjithë vendin janë në proces rehabilitimi 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini