100 raste të reja me COVID dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

100 raste të reja me COVID dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Spitali Infektiv

TIRANË- 100 raste të reja me COVID dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit! Është ky bilanci i COVID-19 në vendin tonë. Tirana mban numrin më të lartë të numrit të rasteve të reja, e ndërsa Vlora për numrin më të lartë të viktimave në 24 orët e fundit. Këto shifra kanë ardhur si rezultat i 1867.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 55 - 86 vjeç”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Fatmirësisht numri i të shëruarve është shumë herë më i lartë se i rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,171 që nga fillimi i epidemisë. Sa i përket situatës në spitalet COVID,  po trajtohen 173 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki

34 raste në Tiranë, 9 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, 4 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Librazhd, 3 raste në Elbasan, Has, Vorë, 2 raste në Shkodër, Kurbin, Berat, Sarandë, Gramsh, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Kukës, Lushnje, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Roskovec. 

Statistika (19 Prill 2021) 
Raste të reja ditore        100
Të shëruar në 24 orë     587
Të shtruar në spitale      173
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                1867

Testime totale           609,555
Raste pozitive             129,694
Raste të shëruara        102,171
Raste Aktive                 25,176
Humbje jete                   2,347

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë       18311
Fier          2136
Durrës      1018
Shkodër   895
Gjirokastër  856
Korçë       671
Vlorë     418
Dibër        318
Kukës     277
Elbasan   193
Berat          59
Lezhë       24

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës