100 të burgosur me rrezik të larte
arratisen gjatë Uraganit "Irma"

100 të burgosur me rrezik të larte<br />arratisen gjatë Uraganit "Irma"
Më shumë se 100 të dënuar me rrezik të lartë u arratisën në Ishujt e Virgjër Britanikë gjatë Uragani “Irma” dhe rreth 40 janë ende në arrati, sipas një dokumenti të qeverisë.

Ka pasur raporte të përhapura për plaçkitje në një nga ishujt, pasi të burgosurit shpërthyen nga një burg në mes të kaosit gjatë stuhisë me erëra të forta që arrinin shpejtësine deri ne 300km/h.

Kabineti i Këshillit të Qeverisë Britanike shprehen tani se zyrtarët po përpiqen të sigurojnë transferimin e të burgosurve në ishullin e Shën Luçisë.

Ndërkohë, ministri i jashtëm britanik Alan Duncan i tha parlamentit: "Ne kishim një kërcënim serioz për një shkelje të plotë të ligjit dhe rendit në ishujt e Virgjër Britanikë (BVI), burgu u thye, mbi 100 të burgosur me rrezik potencail për banorët e vendit u arratisën".

Ministri gjithashtu ngriti numrin e të vdekurve në territoret britanike të Karaibeve në nëntë.

Pesë vetë vdiqën në BVI dhe katër në Anguilla.

Mangësia në ushqime ka krijuar trazira midis banorëve, ndërsa turistët qëndrojnë radhë në aeroport në përpjekje për tu larguar nga shkatërrimi që la pas “Irma”.

Ka pasur raporte që tregojnë se njerzit po armatosen për të mbrojtur veten e tyre nga grabitësit.

Të paktën 35 njerëz kanë humbur jetën nga “Irma” në Karaibe, 10 prej të cilëve ishin në Kubë.

Ky është numri më i madh i viktimave në Kubë i shkaktuar nga një uragan, ishte viti 2005 kur Uragani Dennis shkaktoi 16 viktima.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza