100 vjet nga beteja e Vërdunit 
Merkel e Holande: Të mësojmë

100 vjet nga beteja e Vërdunit <br />Merkel e Holande: Të mësojmë
Presidenti francez, Francois Hollande dhe kancelaria gjermane, Angela Merkel kanë përkujtuar dje 100 vjetorin e betejës së Vërdunit, e cila njihet si beteja më e gjatë e Luftës së Parë Botërore.
 
Rreth 300 mijë ushtarë francezë dhe gjermanë, ishin vrarë gjatë 10 muajve, sa kishin zgjatur luftimet në veri-lindje të Francës.
 
Në këtë betejë, fituese kishte dalë Franca. Por tani, Verduni shihet si simbol i pajtesës mes Francës dhe Gjermanisë, e cila u përmend edhe në fjalimet e udhëheqësve të dy vendeve.
 
Ceremonia filloi me vizitat e liderëve në Consenvoye, një fshat i vogël pranë Verdë në veri-lindje të Francës, ku vendosën kurora me lule  në memorialin për ushtarët e rënë gjermanë. Ata qëndruan në heshtje teksa banda muzikore luajti himnet kombëtare franceze dhe gjermane.
 
Në fjalimin e saj, Merkel tha se vetëm ata që e dinë të kaluarën, mund të marrin mësimin e duhur dhe të ndërtojnë një të ardhme të mirë.
 
 “Jam e sigurt që secili nga ju ka shumë për të treguar nga kapitulli i errët i familjes së tij, dhe po kaq e sigurt jam se lufta ka lënë gjurmët e saj në të gjithë qytetin. Por dua të theksoj se vetëm ata që njohin të shkuarën mund të edukojnë dhe të mësojnë për një të ardhme më të mirë”, tha Merkel.
 
Ndërsa, presidenti francez, Francis Hollande, tha se prania e Merkelit, tregon se Verduni nuk është simbol i vuajtjes, por i shpresës.
 
Verdë nuk ka ngrirë në kultin e vdekjes, përkundrazi në vazhdimësi ka përmbushur misionin e saj të paqes. Në këtë kuptim Verde paraqet të dyja anët, atë të keqen kur Europa ishte e humbur 100 vite më parë dhe të mirën kur qyteti ishte i aftë të bashkonte dhe të ndërtonte miqësinë franko- gjermane", tha Holande.
 
Beteja e Verde ishte një nga më të gjatat në Luftën e Parë Botërore, që zgjati më shumë se 300 ditë nga shkurti deri në dhjetor të  1916. 300 mijë persona humbën jetën nga të dyja vendet, Gjermania dhe Franca.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar