100 vjet nga mbytja e Titanikut

100 vjet nga mbytja e Titanikut
Një sërë veprimtarish përkujtimore janë shënuar sot me rastin e 100-vjetorit të mbytjes së Titanikut.

Kurora me lule janë lëshuar në det në vendin dhe orën e mbytjes. Ceremonia u krye në bordin e kroçerës MS Balmoral, e cila, një shekull më vonë, po ndjek itinerarin e Titanikut nëpër Atlantikun e veriut.

Titaniku ishtë në atë kohë anija më e madhe e ndërtuar ndonjëherë dhe u ndërtua në Belfast, Irlandë e Veriut. Sot, pikërisht në Belfast, në atë që quhet kopshti memorial për Titanikun, u inagurua një pllakë përkujtimore me emrat e mbi 1500 pasagjerëve që gjetën vdekjen në tragjedinë detare.

Edhe në kroçerën Balmoral, pasagjerët dëgjuan në heshtje leximin e emrave të të gjithë të mbyturve.

Titaniku la portin e Southampton më 10 prill 1912 me në bord 1300 pasagjerë, ku përfshiheshin nga milionerë deri në njerëz të varfër, si edhe 900 anëtarë ekuipazhi.

Anija u mbyt në natën mes 14 dhe 15 prillit 1912, pasi u godit nga një ajzberg.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato