100 vjet nga Traktati i Londrës
Shqiptarët e Italisë takim në Milano

100 vjet nga Traktati i Londrës<br />Shqiptarët e Italisë takim në Milano
MILANO- Në kuadër të 100-vjetorit të mbajtjes së Traktatit të Londrës, shoqata “Scanderbeg Parma” në bashkëpunim me më shumë se 40 shoqata shqiptare në Itali, vijnë së bashku në një konferencë me temë “Shqipëria 100 vjet Komb i Ndarë”.
 
Ky aktivitet i cili do të hapë siparin në Milano, të shtunën 20 korrik, do të referohet për memorandumin e qeverisë shqiptare të Vlorës drjtuar Fuqive të Mëdha; traktatii Londrës 1913 dhe pasojat e tij ligjore, si dhe pavarësia e Shqipërisë dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912-1914.
 
Për të gjithë të pranishmit, salla e kësaj konference do të ofrojë ekspozitën fotografike “Marubi”, ekspozitën “Pavarësia e Shqipërisë” dhe ekspozitën fotografike “Ibrahim Kodra”.
 
Po kështu, aktiviteti do të pasurohet edhe me performime të grupit të valleve “Shqiponja Udine” dhe “Scanderbeg Parma”, recitime, videoprojeksione dhe këngë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!