Lufta e I-rë Botërore mbush një qind vjet që nga nisja e saj dhe qindra mijëra trupat që kanë humbur jetën në këtë luftë duket se ende nuk mund të prehen të qetë në paqe. Kjo pasi armatimet e Luftës së I-rë Botërore kanë qenë aq të panumërta sa specialistët japin alarmin se ende nuk janë shkatërruar dhe se çdo ditë njerëzit vazhdojnë të raportojnë për gjetje predhash e sidomos mina të cilat përbëjnë dhe rrezikun më të madh.
Është e çuditshme që ende pas 100 vitesh terrenet e luftës nuk janë pastruar akoma, duke qenë një rrezik i përditshëm në jetën e njerëzve që jetojnë në këto zona. Por ajo që është akoma më e habitshme është fakti se sipas ekspertëve do të duhen edhe 100 vite të tjera për ta pastruar të gjithë territorin nga këto mbetje të rrezikshme të luftës.
Raportime për shumë mbetje të tilla janë bërë sidomos në Francë, në pjesën veri-lindore të saj ku një burrë tregon se i ndodh të gjejë shpesh mina të pashpërthyera pranë shtëpisë së tij duke u ndjerë i frikësuar për familjen dhe fëmijët e tij.
Prej vitesh shumë specialistë po studiojnë zonat ku ka të dhëna dhe raportime për mina ende në gjendje për të shpërthyer dhe po punojnë për demontimin e këtyre armëve të rrezikshme.
Qendra që mbledh dhe demonton këto armatime tregon se çdo vit mbledh më shumë se 40 tonë municione të grumbulluara në zona të ndryshme rreth Francës dhe jo vetëm.
Një ndër 10 specialistët që marrin pjesë në këtë mision tregon se është një punë e rrezikshme dhe se gjatë viteve të para të punës ka patur dhe humbje jetësh nga shpërthimet e papritura të tyre. Ai tregon se predhat dalin gjatë gërmimeve që bëjnë njerëzit për zgjerimin e vendbanimeve dhe gjithashtu se armatimet janë aq të shumta sa do duhen më tepër se 100 vite të tjera për ta konsideruar territorin krejtësisht të pastër dhe të parrezikshëm.
Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com