100-vjetori, artistët e Shkodrës
koncert për kryeqytetasit

TIRANE - Humoristë dhe artistë të njohur shkodranë, si Zyliha Miloti, Besnik Çinari, Gëzim Kruja dhe këngëtarë të mirënjohur, nën drejtimin e shoqërisë kulturore artistike "Jehona e Shkodrës”, në datën 21 mars do të japin koncertin "Edhe pak 100 vjet".

Koncerti do të jepet në teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë. Drejtori artistik, skenarist, Fran Pacaj -Babaj, ka pohuar për Shqiptarja.com se ky koncert është një shprehje e mirënjohjes për kontributin që kanë dhënë artistët shkodranë në vite. "Ata janë emra të njohur në mbarë vendin dhe meritojnë që të përcillen nga duatrokitjet e një publiku më të gjerë, siç është ai i kryeqytetit".

Drejtori artistik pohon se ky koncert ka një shkallë të gjerë organizimi , mbarëkombëtar, ku janë ftuar edhe këngëtarët popullorë më të dashur me përfaqësi nga të gjitha trevat shqiptare nga jugu në veri, si Artjola Toska, Valbona Halili, Ylla Baka, Xhavid Dedej, Gëzim Sala.

Biletat shiten pranë sportelit të TKOB-it, tha ai dhe shpresojmë se publiku kryeqytetas do të ketë një interest ë madh. Koncerti është organizuar me regji të Buno Shllakut dhe produksion të Xhelal Halilit.

(im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut