FOTOT/ Yuri Kim bën bashkë politikën shqiptare në ceremoninë për 246-vjetorin e Pavarësisë së SHBA: Të nxisim njëri tjetrin për t'i dhënë formë historisë

FOTOT/ Yuri Kim bën bashkë politikën shqiptare në ceremoninë për 246-vjetorin e Pavarësisë së SHBA: Të nxisim njëri tjetrin për t'i dhënë formë historisë

Ilir Meta dhe Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë një mesazh me rastin e festimeve për ditën e 246-të të Pavarësisë së SHBA. Kim thotë se të gjithë kanë përgjegjësi për të cmuar, ruajtur dhe forcuar demokracinë për të cilën kanë luftuar shumë amerikanët dhe shqiptarët. Gjithashtu thotë se duhet të vjojmë të nxisim njëri-tjetrin për t'i dhënë formë historisë.

"Teksa mendojmë për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri këtë vit dhe 30-vjetorin e përfundimit të komunizmit, le t’i kujtojmë njëri-tjetrit rolin dhe përgjegjësinë solemne që të gjithë ne këtu kemi për të çmuar, ruajtur, mbrojtur, forcuar, dhe bashkëndarë demokracinë – demokracinë për të cilën secili nga popujt tanë – amerikanë dhe shqiptarë – kanë luftuar aq shumë. Unë shpresoj se do të vazhdojmë t’a nxisim njëri tjetrin për ta kapur historinë, për ta jetuar dhe për t’i dhënë formë historisë sonë në mënyrën veprore – në Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëri. Gëzuar! Edhe një qind!" - shkruan Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim në Facebook.

Në fotografitë që ka publikuar duket se i pranishëm është Lulzim Basha, i cili shfaqet i buzëqeshur. I pranishëm ishte edhe Presidenti Meta si dhe presidenti i sapozgjedhur Bajram Begaj, të cilët u pritën në ceremoni nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Në këtë ceremoni mungonte kryeministri Edi Rama, por ishin të pranishëm ministra të kabinetit të tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:45
246-vjetori i ceremonisë së Pavarësisë së SHBA-ve, Meta: Krenar për aleancën strategjike dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera

Presidenti Ilir Meta ka ndarë në Facebook ceremoninë e 246 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve. Meta shkruan se ishte kënaqësi të merrte pjesë si dhe ishte krenar për aleancën strategjike dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

'Kënaqësi të merrja pjesë, së bashku me miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë, për festimin e Ditës së Pavarësisë të këtij vendi mik.

Krenarë për aleancën tonë strategjike dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve tanë, që meritojnë të zhvillohen më tej.

Gjithmonë pranë njëri-tjetrit në promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe paqes.'- shkruan Meta

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kistra: 02/07/2022 19:31

    Cfare mrekullie! Celnikoset aleanca e shekullit SHBA & Meta! Hahaha, nuk mbaron humori diplomatik me kete popull!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave