Në mbledhjen e sotme të komitetit ndërministror për 100 vjetorin e pavarësisë, Kryeministri Berisha, në fjalën e tij, shprehu nevojën urgjente të rishikimit të historisë, sidomos në disa pika kyce të saj, si largimi i Ahmet Zogur nga vendi, të cilin Berisha e quajti si “një largim për të vazhduar rezistencën”. Sipas Berishës nevojitet gjithashtu rishikimi i historisë për sa i përket strehimit te hebrenjve dhe shpëtimi i tyre nga kampet e përqendrimit.

Berisha shprehu nevojën për të rishikohen vitet nga 1928-a deri dhe deri në ditët e sotme për sa i përket influencës dhe ndihmës së SHBA, me anë të shqiptarëve të Amerikës, në vendimet e mëdha historike.

Kryeministri tha se “kjo është një periudhë që kërkon një shqyrtim objektivë dhe roli më i rëndësishëm në këtë gjë i takon studiuesve”. ah/shqiptarja.com/