100 vjetori i pavarësisë, Basha
në Shkup për sheshin “Skënderbej”
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Maqedonisë Basha zhvilloi takim me liderët e partive shqiptare, Menduh Thaçi, keu i PDSH-së dhe Ali Ahmeti kreun e BDI-së. Kërkohet bashkëpunimi me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.( ne foto Basha ne Shkup per vendosjen e gurthemelit te sheshit Skenderbej)
SHKUP - Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha çeli sot në Shkup siparin e manifestimeve për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ku
Vendosi dhe gurin e parë në ndërtimin e sheshit “Skënderbej”.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Maqedonisë Basha zhvilloi takim me liderët e partive shqiptare, Menduh Thaçi, keu i PDSH-së dhe Ali Ahmeti kreun e BDI-së.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kreu i PDSH-së, Thaçi vlerësuan domosdoshmërinë e bashkëpunimit e një bashkëpunimi më të thellë mes bashkisë së Tiranës dhe komunës së Tetovës si komunë më e madhe shqiptare në Maqedoni, që drejtohet nga Partia Demokratike Shqiptare për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
“Interesat tona për një konsolidim të bashkëpunimit ekzistues dhe hapjen e fushave të reja të bashkëpunimit midis gjithë komunave dhe bashkive shqiptare në rajon do të përkthehet në aktivitete e angazhime konkrete, jo vetëm të lidershipit, por të të gjithë faktorëve politikë të shoqërisë civile, ekonomikë, në mënyrë që roli i pushtetit vendor në këtë 100-vjetor të jetë determinant, përcaktues” - u shpreh Basha.
Nga ana e tij Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Thaçi shprehu shqetësimin “për shkak të bllokimit të procesit integrues, mospasjes së asnjë sinjali, se ky proces do të zhbllokohet, vështirësitë në të cilat hasin shqiptarët kohët e fundit, si në aspektin e të drejtave kombëtare, ashtu edhe në aspektin e një varfërie e cila dita-ditës u kanoset”
Në takimin me Ali Ahmetin, dy zyrtarët vlerësuan se figura e heroit kombëtar si simbol i shqiptarëve kudo që janë dhe ka mbajtur të gjallë shpresën e shqiptarëve.
( ne foto Basha ne Shkup per vendosjen e gurthemelit te sheshit Skenderbej)(aq/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39