100 vjetori i pavarësisë
Berisha: Shpresë për të ardhmen

100 vjetori i pavarësisë<br />Berisha: Shpresë për të ardhmen
Gjatë takimit në mbledhjen ndërministrore për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Kryeministri Berisha u shpreh se “100 vjetori ti shërbejë shqiptarëve për t’u njohur me të vërtetat më të rëndësishme të vendit dhe kombit të tyre, ti shërbejë shqiptarëve, jo si një barut për të shkuarën, por si një shpresë e bashkim për të ardhmen”.

Berisha u shpreh se festimet kanë për qëllim të gëzojnë shqiptarët kudo që ndodhen si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni por edhe në vendet e tjera të botës.

“Një përballje kombëtare është jetike për këtë cështje, sepse pavarësia ka qenë përpjekje mbarëkombëtare, jemi në detyrim me të gjithë ata që ndihmuan për cështjen e pavarësisë. Imagjinoni sikur ne ta festonim pa pavarësinë e Kosovës. Flamujt do ishin në gjysmë shtizë, ndaj kemi arsye të festojmë në mënyrën më të merituar” u shpreh Berisha.

Komiteti Ndërministror miratoi edhe logon e kremtimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë. Logoja është krijuar nga kosovari Zeni Ballazhi, i cili sjell një stilizim të shqiponjës dy krenare, në formën e flakës jubilare. Kryeministri Berisha krahas kësaj vuri theksin në nderimin e figurave historike, botimet dhe përkthimet e literaturave historike, vendosjen e përmendores së Skëndërbeut në disa shtete të botës dhe kthimin e eshtrave të mbretit Zog në Shqipëri.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Që 12 vite me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson

Që 12 vite me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson