100 vjetori i pavarësisë
Rama vë flamurin në ballkon|

100 vjetori i pavarësisë<br />Rama vë flamurin në ballkon|
Në ballkonin e katit të nëntë të një pallati shumëkatësh që shikon përballë Lanës në afërsi të rrugës "Myslym Shyri",prej të mëngjesit të ditës së dielë kuqëlon një flamur kombëtar i Shqipërisë. Prej asaj dite, ashtu siç duket edhe nga fotot që sjell "Shqiptarja.com", kryetari i PS-së, Edi Rama ka vënë flamurin në ballkonin e aparamentit ku jeton.. Tre ditë më parë, në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë Edi Rama i ftoi të gjithë qytetarët që të vendosin një flamur në shtëpitë e tyre ashtu siç bëri ai vetë të dielën në mëngjes. Zbulimin e aktit patriotik Rama e bëri në takimin Re:FRESSH, ndërsa iu drejtua të rinjve të pranishëm në Pallatin e Kongreseve: "Në ballkonin e shtëpisë sime vura sot në mëngjes flamurin kuqezi të Skënderbeut e të Ismail Qemalit, flamurin e pavarësisë që festojmë këtë vit. E bëra që kur të vija këtu t'iu ftoja të gjithëve t'a bëni të njëjtën gjë kur të ktheheni në shtëpi dhe pastaj së bashku t'i ftojmë të gjithë shqiptarët ta bëjnë këtë gjest, me dëshirën që në 28 nëntor të këtij viti Shqipëria edhe Kosova edhe Tetova e Presheva edhe godinat ku jetojnë shqiptarët nëpër botë të gdhihen me flamurin kuqezi në çdo ballkon a dritare ku jeton një familje shqiptare. Kështu, një gjest i papërfillshëm i secilit do të kthehej në një gjest spektakolar të një populli të tërë të një kombi të tërë nëse gjithkush do ta bëjë gjestin e vet të vogël, në vetvete të padukshëm, por të domosdoshëm për t'a bërë sa më madhështor gjestin e madh. Kujt mund të rrudhë buzët e t'i duket kjo ftesë e imja si shprehje e vogëlsisë nacionaliste që nxit rëndom fjalë e gjeste të një primitivizmi patetik i them se këtë e bëjnë të gjitha kombet e mëdha kur kremtojnë 100, 150 apo 200 e më shumë vjetorin e shtet-formimit të tyre. E bënë italianët fqinj jo më larg se vitin e shkuar. E bëri Franca e madhe ca vite më parë. E kanë bërë e do ta bëjnë të gjithë ata që tek flamuri i tyre nuk shohin superioritetin ndaj askujt, po identitetin e kombëtar e kulturor të bashkësisë së tyre. Historinë, amanetet, vlerat e traditës së tyre dhe sigurisht të gjitha sakrificat për të ardhmen e tyre"-ishte shprehur Edi Rama në 20-vjetorin e FRESSH.
(Shkrimi është botuar sot në Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi