TIRANE – Këshilli i Ministrave miratoi sot financimin e shoqatës shqiptare “Vatra” që prej shumë vitesh vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç, mësohet nga një njoftim zyrtar i Kryeministrisë, me propozim të ministrit të Punëve të Jashtme dhe të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave vendosi që Ministrisë së Punëve të Jashtme t’i shtohet buxheti për vitin 2012 me 3.640.000 lekë të tjera.
Ky financim që do t’i shkojë shoqatës “Vatra” arsyetohet me rastin e festimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë si dhe kremtimit të 100 vjetorit të krijimit të vetë shoqatës.
Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, saktësonte njoftimi i Kryeministrisë.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com