1 mijë lekë ryshfet policit rrugor, arrestohet drejtuesi i mjetit në Tiranë

1 mijë lekë ryshfet policit rrugor, arrestohet drejtuesi i mjetit në Tiranë

Foto Ilustruese

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Ngjarja ndodhi në kryeqytet në rrugën “Pavarësia” kur shtetasi Fatmir Doko , banues në Kuçovë, drejtues i fugonit tip “Benz” i cili mbante pasagjerë, është munduar t'i shmangej forcave të policisë pasi nuk kishte lejen përkatëse për shfrytëzimin e mjetit për transport publik.

Në momentet e arrestimit në flagrancë i arrestuari tentoi të korruptojë oficerin e policisë duke i ofruar një ryshfet prej 1 mijë lekësh të reja. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ku i akuzuari tashmë do përballet me akuzën “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i policisë 

Tiranë
Policia Rrugore e Tiranës godet një tjetër rast të mitëdhënies.
Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi Fatmir Doko, 50 vjeç, banues në Kuçovë i cili i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e komisionit O.A.SH.

Ky shtetas në rrugën “Pavarësia” është kapur nga punonjësi i qarkullimit rrugor duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz” pasagjerë pa lejen përkatëse. Për t’iu shmangur komisionit O.A.SH., i ka ofruar punonjësit të qarkullimit rrugor një kartmonedhë të prerjes prej 1000 lekë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë